Ekonomia

Shpenzimet për udhëtime: Të huajt ua kalojnë shqiptarëve

500 milionë euro është shuma që shqiptarët kanë shpenzuar në udhëtime jashtë vendit në gjysmën e parë të këtij viti. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë në bilancin e pagesave, tregojnë se paratë e shpenzuara jashtë u rritën 5.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ose 26 milionë euro më shumë.

Në bilancin e pagesave, ku përmendet dhe bilanci i udhetimeve, rezulton se te huajt kane shpenzuar 640 milione euro ne vendin tone. Krahasaur me nje vit me pare, flukset hyrese u rriten ne 7.7% , pra me ritme me te shpejta se shpenzimet jashte.
Paratë që të huajt shpenzuan në Shqipëri janë më të larta se ato që shqiptarët derguan jashte. Ky eshte viti i dyte, kur te ardhurat nga qarkullimi i njerezve jane me te larta ne hyrje. Deri dy vite me pare shqiptaret shpenzonin jashte me teper nga sa sillnin te huajt ne vendin tone.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button