Kosova

Raporti i final i ekspertëve ndërkombëtarë për kufirin me Malin e Zi

Gazeta Express ka siguruar raportin final të ekspertëve ndërkombëtarë të angazhuar nga Presidentja e Kosovës për të verifikuar punën e Komisionit Shtetëror të Kosovës për caktimin e kufirit me Malin e Zi. Raporti gjen se demarkacioni i kufirit me Malin e Zi është kryer në pajtim me standardet ndërkombëtare ashtu siç është thënë dje nga vet ekspertët në një konferencë për media të cilën ata e kanë mbajtur bashkë me Presidenten e Kosovës.  Gazeta Express e sjell të përkthyer dokumentin, me disa shkurtime të vogla. Është interesante të theksohet se ekspertët kanë adresuar edhe shqetësimet e opozitës të cilët mujave të fundit kanë theksuar se Kosova humb mijëra hektarë nga demarkacioni me Malin e Zi.  “Në shqyrtimin tonë të këtij procesi, ne kemi gjetur se pretendimet për “territorin e real” ose “linjat natyrore”, pa baze ligjore, mund të jenë çorientuese. Hartat historike dhe ato tematike pa bazë ligjore, mund të kenë vendin e tyre në ndonjë klasë, por nuk qëndrojnë në sallën e gjyqit.” thuhet në raport.

Më poshtë mund ta gjeni të plotë dokumentin:

RAPORTI FINAL I KOMISIONIT AD HOC

Komisioni Ad Hoc ka arritur në përfundimin se, bazuar në kriteret teknike dhe ligjore, procesi i Kosovës për përcaktimin e kufirit me Malin e Zi , në mënyrë të qartë është kryer në pajtim me standardet ndërkombëtare.

Më 15 mars 2016, Presidentja e Republikës së Kosovës ka themeluar  Komisionin Ad Hoc të përbërë nga tre ekspertë ndërkombëtarë, Fletcher M. Burton, Frederick Neëton, Herbert Ëilmes, të cilët kanë përvojë shumëvjeçare profesionale dhe praktike që ka të bëjë  me kufijtë në Europë, rajon dhe Kosovë.

Presidentja e ka mandatar Komisionin Ad Hoc për të shqyrtuar dhe vlerësuar punën e Komisionit Shtetëror për caktimin dhe dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror – në veçanti, procesin me të cilin Komisioni Shtetëror bashkëpunoi me trupin homolog nga Republika e Malit të Zi për të arritur marrëveshje për kufirin e tyre të përbashkët. (Të cilit do ti referohemi si Procesi i Kosovës).

Të dy komisionet shtetërore së bashku, u takuan në 16 seanca dyditore gjatë periudhës prej vitit 2012 deri më 2015. Takimet e tyre janë kryer në vende të ndryshme në Kosovë dhe Mal të Zi, me protokollet e nënshkruara reciprokisht dhe me  me kryesues institucionin që ka qenë nikoqir i takimit.

Të dy shtetet, të përfaqësuara në nivel ministror, nënshkruan Marrëveshjen në Vjenë më 26 gusht të vitit 2015.

PIKËPAMJET  E KOMISIONIT AD HOC

Në cilësinë tonë si Komision Ad Hoc, duke ndjekur mandatin tonë në periudhën 15-29 mars 2016.Ne prezantuam raportin final, në formën e tanishme me gjetjet dhe rekomandimet më datën 30 mars te Presidentja e Kosovës.

Gjatë punës sonë, ne kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyer me  të gjithë kosovarët që kanë pasur një interes profesional, institucional, politik apo personal – për marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi. Palët ndërkombëtare, nga komuniteti ushtarak dhe diplomatik në Prishtinë ka bashkëpunuar në mënyrë gjeneroze.

Ne dëshirojmë të shprehim falënderimin tonë të veçantë për Presidenten e Kosovës dhe ekipin e saj për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme.

Komisioni Ad Hoc ka mbajtur konsultime të gjera dhe intensive në kryerjen e këtij studimi.
Ne u kemi kushtuar vëmendje të veçantë dokumenteve dhe hartave përkatëse. Liderët shtetërorë, qeveritar dhe të partive të nivelit më të lartë po ashtu kanë shpalosur pikëpakjet e tyre për ne.

Më 23 mars, ne kemi udhëtuar për në rajonin kufitar të takohemi me kryetarët e komunave dhe qytetarët e interesuar. Informatat e para i kemi marrë për zonën e kufirit Çakor dhe Kulla.

Në të vërtetë, ne u përqendruam shumë në hetimin tonë në Çakor dhe Kullë, dy pika mjaft të kontestuara.

Nga qytetarët kuptuam ndjenjat e thella që ndërlidhen me ketë cështje – sikur që ndodhë në  gjithë botën, sidomos kur bëhet fjalë për ndarje të kufirit.

Të katër kryetarët e komunave që lidhen me një vijë administrative me Malin e Zi janë takuar me ne për të diskutuar marrëveshjen për kufirin. Ata kanë prezantuar dy palët edhe qeverinë edhe opozitën. Dy nga ta ndanë me ne rezolutat e Kuvendeve Komunale që adresojnë këtë çështje.

Gjatë konsultimeve tona me përfaqësuesit e KFOR’it, ne konfirmojmë se hartat e KFOR’it që tregojnë linjën e kufirit Kosovë-Mali të Zi, janë të njëjta me ato që na u dorëzuan nga komisionet shtetërore.

Ne konfirmuam se hartat e qeverisë amerikane tregojnë se ky  kufi është shumë i përafërt  me kufijtë e njëjtë të komunave.

MENAXHIMI NDËRKOMBËTAR i KUFIRIT

Është jetike që të dyja vendet të përfitojnë nga rezultatet e këtij Komisioni Ad Hoc për të shtuar protokollet e punës nëpërmjet etablimit të standardeve ndërkombëtare, duke përfshirë çështjet si vijojnë:

• Të dy agjencitë kufitare të veprojnë në të njejtën ndërtesë, objekt, më pajisje të njëjta të kërkimit;
• Vendosja e një ANPR (Radar Automatik për Numërim të Zonës) të përbashkët dhe sistemet e teknologjisë CCTV (Kamera për vëzhgim);
• Menaxhimi i Inteligjencës;
• Vlerësimet strategjike të rrezikut;
• Vlerësimet strategjike të kërcënimeve; dhe
• Kryerja e detyrave dhe koordinimit në një mjedis të kombinuar.

Duke miratuar një qasje të tillë, dy shtetet fqinje do të krijojnë më shumë bashkëpunim, efektivitet dhe efikasitet në punë.

Ne kemi vazhduar konsultimet tona në Podgoricë në Malin e Zi, këtë herë më zyrtarët malazezë.

Më 25 mars u takuam me Komisionin Shtetëror të Malit të Zi, i cili kishte shërbyer si organ partner në ushtrimin e këtij procesi.

Ky diskutim i përbashkët na ndihmoi ta kuptojmë procesin tonë të kësaj marrëveshje, veçanërisht në lidhje me aspektet ligjore dhe teknike.

Edhe pse mandati ynë ishte i përqendruar në Procesin e Kosovës, konsultimi me palën malazeze iu është bashkangjitur kësaj rëndësie.

Ne jemi mirënjohës që bashkëpunuam me këtë palë.

GJETJET

Konstatimi ynë kryesor, i vendosur edhe në fillim të këtij raporti, thotë në vijim:

Komisioni Ad Hoc ka arritur në përfundimin se, në bazë të ligjeve dhe në bazë të kritereve teknike, procesi i përcaktimit të kufirit me Malin e Zi në Kosovë është plotësuar me standardet ndërkombëtare në mënyrën më të qartë.

Në dimensionin ligjor, kemi nxjerrë në pah tri kategori të një rëndësie të veçantë.

LIGJSHMËRIA:

Procesi i Kosovës u vu mbi një bazë të shëndoshë ligjore, e ndërtuar në shtyllat e themelimit të shtetit, duke përfshirë Kushtetutën e Jugosllavisë të vitit 1974, Planin e Ahtisaarit në vitin 2007, Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 dhe Kushtetutën e Kosovës.

Kufijtë e Kosovës janë nxjerrë nga kufijtë administrativ të komunave, të cilat nga ana tjetër janë ndarë në zonat kadastrale.

Në rastin e kufirit Kosovë-Mali i Zi, komunarët e Junikut, Deçanit, Pejës dhe Istogut, u mblodhën për të përcaktuar kufirin.

Është konstatuar se vija kufitare përputhet me atë që përshkruhet në Planin e Ahtisaarit në Aneksin VIII, 3.2..

Në shqyrtimin tonë të këtij procesi, ne kemi gjetur se pretendimet për “territorin e real” ose “linjat natyrore”, pa baze ligjore, mund të jenë çorientuese.

Hartat historike dhe ato tematike pa bazë ligjore, mund të kenë vendin e tyre në ndonjë klasë, por nuk qëndrojnë në sallën e gjyqit.

Debati për kufirin nuk ka të bëjë vetëm me territorin e shtetit, por edhe me gjendjen e territorit.

Simbolet shtetërore tregojnë territorin e vendit, që është vizatuar nga Procesi i Kosovës.

VAZHDIMESIA:

Në kuadrin ligjor të Kosovës, komunat gjithmonë kanë ekzistuar kifijtë e tyre  kanë përfshirë gjithë territorin brenda tyre. Ne kemi gjetur një vazhdimësi të shkëlqyeshme të shënimeve kadastrale, të dekadave të mëhershme, brenda kufijve komunalë.

Tutje kufiri i jashtëm i kufijve komunalë po ashtu tregon prejardhjen e mëhershme që shkon deri te Kushtetutua e vitit 1974 e që ruan stabilitetin deri në ditët e sotme. Ky kufi është vija e njëjtë e përcaktuar me vitin 1974.

Zyrat ku ruhen të dhënat kadastrale, në nivel shtetëror dhe komunalë, janë adresë e duhur për të verifikuar informatat kadastrale. Ne nuk kemi mundur të gjejmë dëshmi se informatat kanë qenë të pakompletuara dhe të falsifikuara. Sidoqoftë, akuzat janë serioze, dhe nëse ka nevojë të adresohen në institucionet legale të Kosovës.

PAJTUESHMËRIA:

Kufiri Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, siç përcaktohet në marrëveshjen e tyre më qershor të vitit 2015, paraqet sipërfaqen e tokës e cila e ndan territorin e dy shteteve, hapësirën ajrore, hapësirën e tyre nëntokësore dhe hapësirën e sipërfaqes së ujit.
Në konsultimet tona në Podgoricë me komisionin shtetëror të Malit të Zi, ne zbuluam se qasja e njëjte ligjore e përcaktimit të kufirit – ndërtuar nga zonat kadastrale dhe kufijtë komunal, qëndrojnë në baza të njëjta të të dhënave të qëndrueshme nga zona kadastrale.
Kriteret ligjore dhe teknike kanë qenë thelbësore për komisionet shtetërore për përcaktimin e linjës së vetme, si dhe për komisionin Ad Hoc për të gjykuar këtë proces.

MATJA:

Ne kemi gjetur se vija e përcaktuar e kufirit është e bazuar mbi informacione gjeometrike me  kufirin administrativ të formuar mes ish-Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës dhe ish- Republika Socialiste të Malit të Zi, kufijtë komunal brenda shtetit të Kosova dhe brenda shtetit të Malit të Zi, vijat kufitare janë në prekje të afërta të të dy vendeve.
Komisioni Ad Hoc ka gjetur se ky përkufizim është vërtetuar në praktikë bazuar në të dhënat gjeometrike. Përkufizimi nga një burim i vetëm, megjithatë, mund të jetë i pasaktë ose mashtrues. Kjo qëndron për shkak të faktit se përkufizimet kufitare të hartave (Kosova dhe Mali i Zi) në shkallën 1: 200 mijë kanë vetëm një rezolutë të kufizuar gjeometrike, por kjo mund të kompensohet për përdorimin e informacionit të mëtejshëm: Kufijtë komunal në fuqi në të dy vendet dhe nënndarje të tyre në zona kadastrale, të cilat mbajnë informacionin më të saktë gjeometrik.

Krijimi i kufijve midis Kosovës – Shqipërisë dhe Kosovës – Maqedoni, janë shembuj klasikë të kombeve që punojnë së bashku drejt një qëllimi të përbashkët.
Ne kemi gjetur se përvoja e tillë krijon një mjedis të transparencës dhe sjell besim.

REKOMANDIME:

Ne, rekomandojmë që publiku i Kosovës nuk duhet të humbë shikimin nga këto tema të rëndësishme, duke përfshirë edhe përcaktimin e kufirit.

Forcimin e lidhjeve me Malin e Zi: Nga të dyja anët, kemi dëgjuar se dy Komisionet e shteteve kanë punuar në mënyrë profesionale dhe të saktë. Vendimi i Malit të Zi për njohjen e Kosovës si vend sovran, është bërë më 9 tetor të vitit 2008. Të dyja vendet ndajnë një aspiratë për t’u integruar më tej në institucionet euro-atlantike.

Të dyja vendet mund të kontribuojnë në masë të madhe për bashkëpunim më të thellë rajonal.

E rëndësishme është arritja e objektivave të tre kufijve: Policia, Doganat, Ushqimi dhe veterina. Të gjitha këto ndajnë përgjegjësinë për mbledhjen e inteligjencës dhe kanë aftësinë për të ofruar të dhëna në mënyrë të barabartë.

Komisioni Ad Hoc, ka gjetur se nga praktikat standarde europiane, përgatitja teknike e përcaktimit të kufirit dhe vetë përcaktimi, janë trajtuar si proces konfidencial.

Pas përfundimit të hulumtimit tonë, në përputhje me standardet ndërkombëtare të regjistrimit, të dyja palët duhet të sigurojnë një kopje shtesë të dokumentacionit kufitar në Kombet e Bashkuara. Traktate të tilla janë regjistruar në Sekretariatin e OKB’së “Traktati i Kombeve Të Bashkuara”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button