Kronika

Krimi makabër në Bërzhitë, zbardhen detajet tronditëse

Mësohen të tjera detaje nga ngjarje e rëndë që ndodhi një ditë më parë në fshatin Bërzhitë. News 24 ka takuar familjaret e viktimes dhe kryeplakun e fshatit.

“Ajo shiti bagëtinë, ndoshta grabitësit e kishin mësuar këtë. Ajo është dhunuar dhe grabitur dhe një herë më parë. 74 vjeçarja jetonte e vetme pasi kishte mbetur e  ve qe e re. Policia nuk na bëri asgjë për grabitjen e parë”, ka thëne e afërmja.

“Prej dy ditësh nuk e pashë të nxirrte bagëtinë. E kam gjetur trupin e pajete të lidhur  këmbe e duar”, tha kryeplaku.

Ajo është gjetur këmbë e duar, e lidhur në pragun e shtëpisë dhe ishte e mbuluar me një shami të zezë në fytyrë.

Gjithçka në shtëpinë e viktimës është e shkatërruar. Kjo shton dyshimet se e moshuara mund të jetë grabitur.

Nipi i saj ka thënë se e moshuara ishte  grabitur në prill të 2015. Ajo i kishte dorëzuar rreth 2 milionë e gjysmë leke të vjetra grabitësit pasi ai e kishte goditur me dru në kokë.

Mbrëmjen e së hënës, 6 mars 2017, e moshuara u gjet e vdekur në banesën e saj dhe e lidhur me këmbë dhe duar.

“Nga kqyrja paraprake e kufomës dyshohet se e moshuara është lidhur këmbë e duar dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e asfiksisë si pasojë e bllokimit të rrugëve respiratore. Nga informacionet e marra kjo shtetase jetonte e vetme (e ve)”, sqaroi policia.

Kufoma është dërguar pranë IML për kryerjen e autopsisë nga mjeku ligjor. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button