Rajoni

Bullgaria, Vishegradi do të na përkrahë, por Brukseli?

Ditët e marte dhe të mërkure për një vizitë në Bullgari ishin kryeministrat e Serbisë Aleksandër Vuçiv dhe të Hungarisë Viktor Orban. Ato vizita hodhën dritë mbi disa aspekte të problemit më të dhembshëm për BE-në dhe më konkretisht për Bullgarinë – atë me emigrantët.

Kryeministri hungarez Viktor Orban dhe homologu i tij bullgar Bojko Borisov kontrolluan rojën e kufirit bullgaro-turk dhe akuatorinë bullgare të Detit të Zi. Mesazhet e zotit Orban ishin kategorike. Ai shprehu kënaqësi nga mënyra se si Bullgaria e mbron kufijtë e jashtme të BE-së. Lidhur me këtë ai tha, se pikërisht këtu zgjidhet fati i Evropës, jo në Bruksel. Sipas tij, në se Turqisë mund t’i jepen 3 miliard euro, atëherë pse të mos jetë e mundshme që t’i jepen 160 milion euro Bullgarisë, e cila është anëtare e BE-së. Shuma në fjalë zoti Borisov ka ndërmend të kërkojë për përballimin e krizës me emigrantët. Kjo do të bëhet në takimin e udhëheqsve shtetërorë dhe qeveritarë të BE-së në Bratislavë ditën e premte, më 16 shtator. Zoti Orban e siguroi kryeministrin bullgar, se Katërshja e Vishegradit do të mbështesë këtë kërkesë të vendit tonë. Ai shtoi, se në varësi të përkrahjes evropiane do të vendoset çfarë të jetë ndihma e Vishegradit për Bullgarinë.

Lidhur me këtë kryeministri Borisov tha, se ditën e premte duhet të deklarohet haptazi, se Bullgarisë u ndihmohet me ato 160 milion euro për zgjidhjen e krizës me emigrantët. Kjo për arsye, se tani për tani Bullgaria është e lënë, që vet të mbrojë kufirin e jashtëm të BE-së me Turqinë, e cila pranoi në territorin e vet jo vetëm refugjatë nga Siria, por emigrantë që nga Afganistani deri te Iraku. Prandaj zoti Borisov ishte i detyruar të saktësojë, se gardhi në kufirin nuk është kundër Turqisë, por kundër emigrantëve. Në këtë kontekst ai theksoi bashkëpunimin e mirë me autoritetet kufitare turke, si rezultat i të cilit fluksi i emigrantëve është i frenuar. Megjithëqë situata është e frenuar, kohët e fundit u lajmërua, se kërkohen lokacione për ndërtimin e kampeve të reja për refugjatët, sepse ata që ekzistojnë janë me kapacitet të përmbushur.

Pranimi i kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç në takimin në fjalë është e shpjegueshme. Në fakt Serbia është në të ashtuquajturën Rrugë Ballkanike të emigracionit drejt Evropës së Mesme dhe Perëndimore. Megjithëqë nuk është anëtare e BE-së, është e logjikshme të konsultohet me fqinjët e saj lindor dhe verior mbi çështjen e emigrantëve para takimit të nivelit të lartë në Bratislavë. Dihet se Serbia forcoi kontrollin në kufirin me Bullgarinë. Si rezultat shumë emigrantë ilegalë u kthyen në vendin tonë.

Si ambasador i vendeve të Katërshes së Vishegradit, duke iu bazuar interesave të tyre në lidhje me krizën me emigrantët, zoti Orban i bëri thirrje Brukselit t’i japë ndihmë Bullgarisë për përballimin e fluksit të emigrantëve. Megjithë jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, si jehonë tingëlloi kërkesa e kryetarit të Komisionit Evropian Zhan-Klod Junker, që deri në fund të tetorit në kufirin e Bullgarisë të dislokohen akoma 200 nëpunës të Agjencisë Kufitare Fronteks, si dhe 50 mjete suplementare transportuese. Vallë, a është e mjaftueshme kjo?

Në fjalimin vjetor për gjendjen e bashkimit mbajtur në Parlamentin Evropian në Strasburg, zoti Junker theksoi, se prioriteti kryesor i Evropës duhet të jetë garantimi i sigurisë së saj. Mirëpo, nga takimi i zotërinjve Viktor Orban dhe Bojko Borisov u bë e qartë, se garantimi i kësaj sigurie kalon përmes ndihmës konkrete materiale dhe financiare. Në takimin në Bratislavë do të zbulohet, në ç’shkallë Brukseli përkrah qëndrimin e Vishegradit përsa i përket Bullgarisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button