Sporti

“Nëndetësja” kthehet në bazë

Dritan Mehmeti i ndryshoi fytyrën Dinamos, një ndryshim që Di Biaggio nuk e kishte bërë dot, për të mos thënë ia humbi. Që kur tekniku u ul në pankinën e kryeqytetasve, e ktheu mbrojtjen në një fortesë, që ishte faktori kryesor në serinë e pathyeshmërisë që zgjati 7 javë, pesë nga të cilat me portë të paprekur.

Në total vetëm dy dola të pësuar, deri në rrëzimin 3-1 në “Loro Boriçi”, që nuk rrëzoi vetëm sistemin difensiv të Mehmetit, por shkatërroi stimulin e pathyeshmërisë që po çonte përpara skuadrën drejt një objektivi “Final Four”, të pamenduar si nisi sezoni, por ende të arritshëm pavarësisht dështimit në Shkodër me Vllazninë.

Tani çështja është të kuptohet si do mundet Mehmeti të ringrejë në këmbë një skuadër, që dozën e moralit, sidoqoftë, e ka marrë. Nëndetësja ka humbur një armë kryesore dhe është kthyer në bazë dhe i takon Mehmetit, ta nxjerrë sërisht në det të hapur me qëllim ringritjen e zakonshme, drejt katër vendeve të para, që vërtetë janë tre pikë larg, por me Skënderbeun e Vllazninë përpara, me shkodranët që kanë jo vetëm pikët më shumë, por edhe ndeshjet direkte të dy fazave të para në favor. Një faktor jo i parëndësishëm, edhe pse është edhe më shumë se gjysma e kampionatit për tu luajtur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button