Ekonomia

Protestojnë fermerët e Korçës, Papa: Grosistët nuk marrin prodhimet për shkak të faturës

Fermerët e Korçës dhe Devollit kanë protestuar paraditen e të enjtes para Kuvendit, për shitjen e produkteve të tyre. Ata kanë kërkuar ndihmën e qeverisë, pasi po u kalben prodhimet e stinës. Një problematikë për këtë është se grosistët për shkak të kërkesës për faturë tatimore ngurojnë të marrin mallin e fermerëve, e për pasojë prodhimet po u prishen.

“Ju erdhët këtu për të protestuar në mënyrë paqësore për të sensibilizuar opinion dhe Parlamentin. Një arsye tjetër është se grosistët dhe prodhuesit e frigoriferëve nuk kanë mundësi të marrin prodhimet tuaja se kërkojnë faturë tatimore. Drejtoria tatimore u ka dhënë porosi të pajiseni me numër deri në fund të vitit. Atëherë çfarë do të bëhet me prodhimet tuaja? Ata e kanë të vështirë se penalizohen nga tatimet për mungesë të faturave tatimore. Kjo është arsyeja që keni ardhur nga Korça e Devolli për të protestuar dhe u sollën këtu sikur ishit kriminelë. Ishte marrë leje për këtë protestë paqësore, po policia mori masa për ta dështuar”, tha deputeti demokrat i Korçës, Gjergji Papa.

Partia Demokratike ka mbështetur protestën e fermerëve, duke garantuar se do të përcjellin problematikën edhe në sallën e Kuvendit. Ndërkaq, policia shpërndau protestuesit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button