EkonomiaKronika

Samit për Ukrainën në Tiranë! Zelensky nderon Ramën me Urdhrin e Princit ‘Jaroslav i Urti’, nënshkruhet Traktati i Miqësisë dhe Bashkëpunimit mes dy vendeve

Takimi i Nivelit të Lartë “Ukrainë – Europa Juglindore” zhvillohet sot në Tiranë, me pjesëmarrjen e vetë Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Zelensky mbërriti në Rinas të martën pak minuta para mesnate, ku u prit nga Ministri i Jashtëm Igli Hasani, ndërkohë që të pranishëm ishin edhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Kuvendin, Elisa Spiropali dhe ambasadori ukrainas në Tiranë, Volodymyr Shkurov.

Samiti i sotëm, i bashkëorganizuar me Kievin është një mbështetjes për Ukrainën, që prej dy vitesh po përballet me agresionin e paprovokuar.

Kjo është vizita e parë e Zelenskyt në Shqipëri, ndërkohë që Rama udhëtoi drejt Kievit në qershor të vitit 2022, disa muaj pas nisjes së luftës në Ukrainë, ku vizitoi zonat e bombarduara të Borodyanka dhe Irpin.

Vizita e Presidentit Zelensky shoqërohet nga një agjendë e ngjeshur. Takimet nisën me pritjen zyrtare të kryeministrit Rama në orën 09:00, e shoqëruar më pas nga një takim kokë më kokë mes udhëheqësve në kryeministri. Më 09:30, u organizua një takim bilateral mes dy delegacioneve. Më pas, palët do t’i drejtohen Pallatit të Kongreseve nga ku në këtë tapet të kuq do të mbërrijnë në Samitin e organizuar nga Qeveria Shqiptare, 13 udhëheqës të 13 shteteve nga Europa Juglindore.

10:34 – Mbërrin presidenti serb, Aleksander Vuçiç, shoqërohet nga eskorta, nën masa të forta sigurie

10:25 – Zelensky nderon Ramën me Urdhrin e Princit ‘Jaroslav i Urti, “për kontributin e jashtëzakonshëm personal, gjithashtu edhe për mbështetjen”.

10: 24 – Firmoset marrëveshja e bashkëpunimit mes kryeministrit Rama dhe presidentit Zelensky. Traktati i shërben konsolidimit të miqësinë mes dy vendeve dhe popujve, përmes zgjerimit dhe forcimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë.

09: 45 – Kryeministri Rama i dhuron presidentit Zelensky librin e tij, me mbishkrimin “Edi Rama”.

09:07 – Kryeministri Rama shtrëngon duart me Zelenskyn, udhëheqësi ukrainas mbërrin në Kryeministri

08:52 – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i parapriu takimit të përbashkët me kryeministrin Edi Rama përmes një mesazhi në “X”, ku thekson se palët do të diskutojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe politik, mbështetjen për Formulën e Paqes dhe marrëveshjet e sigurisë.

08:50 –  “Tirana kryeqytet i bisedimeve!”- shkruan Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në një mesazh të shpërndarë për Samitin e Europës Juglindore-Ukrainë.

08:32 – Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka mirëpritur në takim homologun e tij ukrainas, Dmytro Kuleba, i cili ndodhet në Tiranë si pjesë e delegacionit që shoqëron Presidentin Zelensky në Samitin Ukrainë-Europa Juglindore që do të mbahet sot në mesditë në “Pallatin e Kongreseve”.

08:05 – Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ,Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Borjana Kristo, Kryeministri kroat, Andrej Plenkovic marrin pjesë në këtë samit. Por, punimeve do t’u bashkohen përmes teknologjisë edhe liderë të të tjerë si kryeministri grek Kyriakis Mitsotakis, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, si dhe një udhëheqës polak.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button