Kosova
Autostrada “Arbën Xhaferi” duhet të kryhet me 20 milionë euro më pak
Rreth 20 milionë euro më pak do t’i ketë autostrada “Arbën Xhaferi” me rishikim të buxhet për vitin 2017.
Kjo, meqë Qeveri Haradinaj ka hequr dorë nga tërheqja e 76 milionë eurove të parapara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit për këtë vit.
Edhe pse në agjendën legjislative të Qeverisë është paraparë që Projektligji për ndryshimin e Ligjit të AKP-së, me të cilin do të mundësohej tërheqja e mjeteve nga privatizimi, të procedohet në nëntor të këtij viti, me Projektligjin për rishikimin e Buxhetit nuk janë paraparë këto mjete.