🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 100.80 ▼0.94%
ARI 4,027 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,912 ▼ -0.56% ETH $2,316 ▼ -0.61% XRP $1.3036 ▲ +1% SOL $100.2900 ▼ -1.12%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.80 ▼0.94 % ARI 4,027 ▼0.29 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.80 ▼0.94 % ARI 4,027 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kosova

Përfshirja e SHBA në dialog, Thaçi do të takojë zv/presidentin Pence

Zyrtarët në Prishtinë njoftojnë se kreu i shtetit kosovar, Hashim Thaçi do të pritet së shpejti në Shtëpinë e Bardhë nga zëvendëspresidenti amerikan, Michael Pence.
Një zhvillim i tillë konsiderohet si tejet i rëndësishëm nga presidenca kosovare. Thaçi, siç shpjegohet në faqen “online” të saj, do të kërkojë vazhdimin e mbështetjes amerikane për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, zhvillimin e saj ekonomik dhe integrimin e saj në institucionet euroatlantike. Por, theksi do të vihet në mënyrë të veçantë edhe tek përfshirja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fazën e fundit të procesit të dialogut Kosovë-Serbi.
Ndërmjetësuesi i bisedimeve është Bashkimi Europian, por Thaçi këmbëngul që edhe Uashingtoni të ketë një rol aktiv në këtë dialog, të cilin e konsideron si mënyrën e vetme për sheshimin e mosmarrëveshjeve. Presidenti i Kosovës u takua tani vonë në Nju Jork me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiç, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Në njoftimin e lëshuar nga zyra e Mogherinit me atë rast thuhet se dy liderët vazhduan diskutimet për fazën e re të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit e shqyrtuan gjithashtu përparimin e bërë në zbatimin e Marrëveshjes për Drejtësinë, e cila do të hyjë në fuqi më 17 tetor, siç është rënë dakord në takimin e tyre të fundit.
Përpara vizitës në SHBA, Thaçi do të pritet në Vatikan nga Papa Françesku, me të cilin do të bisedojë për krijimin e Komisionit mbi të Vërtetën dhe Pajtimin si dhe procesin e normalizimit Kosovë-Serbi, që synon përmbylljen e konfliktit shekullor dhe pajtimin mes dy shteteve dhe popujve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.