🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 18 April 2026
S&P 500 7,126 ▲1.2%
DOW 49,447 ▲1.79%
NASDAQ 24,468 ▲1.52%
NAFTA 82.59 ▼9.41%
ARI 4,880 ▲1.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
₿ CRYPTO
BTC $75,750 ▼ -2.06% ETH $2,350 ▼ -3.12% XRP $1.4273 ▼ -3.59% SOL $86.1600 ▼ -3.06%
S&P 500 7,126 ▲1.2 % DOW 49,447 ▲1.79 % NASDAQ 24,468 ▲1.52 % NAFTA 82.59 ▼9.41 % ARI 4,880 ▲1.48 % S&P 500 7,126 ▲1.2 % DOW 49,447 ▲1.79 % NASDAQ 24,468 ▲1.52 % NAFTA 82.59 ▼9.41 % ARI 4,880 ▲1.48 %
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
18 Apr 2026
Breaking
Politika

PD: S’ka më 18 maj! Refuzohet ftesa për takime kryetarësh

Përpara nisjes së Komisionit për reformën zgjedhore javën e ardhshme, Partia Socialiste i shtoi përpjekjet për rivendosjen e dialogut politik.
Ftesa për opoziten, kryesisht Partine Demokratike u bë nga Taulant Balla edhe jashtë dyerve të mbyllura të takimit të kryetarëve të grupeve parlamentare.
“Kjo tryezë duhet të përmbajë partitë më të rëndësishme politike të vendit dhe sigurisht që përfaqësimi i tyre të jetë në nivelin më të lartë, me kryetarin e partisë. Është në interesin e Shqipërisë, të integrimit europian të vendit, që ne të institucionalizojmë tryezën e dialogut politik konstruktiv”, deklaroi Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS-së.
Por Partia Demokratike nuk duket e interesuar të përsërisë një rezultat të ngjashëm politik me atë të marrëveshjes së 18 majit, të cilën, siç është shprehur kreu i deputetëve demokratë në mbledhje, Partia Socialiste nisi ta shkelte që më 19 maj.
Edmond Spaho tha se në takimin e kryetarëve të grupeve e kishte konsideruar kërkesën e zotit Balla jashtë kontekstit të mbledhjes, e cila duhej të fokusohej tek reforma zgjedhore për nisjen e së cilës, mesa duket ka dakordësi mes palëve.
“Këmbëngulëm që komisioni të fillojë sa më parë nga puna dhe besoj që do të fillojë shpejt pasi në parim u shprehën dakord edhe përfaqësuesit e mazhorancës, edhe partia tjetër në opozitës, LSI”, tha Spaho.
Por dakordësia është vetëm për formën, për përmbajtjen, në të cilën demokratët përfshijnë edhe ndryshimin e sistemit zgjedhor, socialistët kanë vendosur një kufizim.
“Partia Socialiste nuk mund të jetë shtojcë funksionale e agjendës së Partisë Demokratike. Nuk mund të ulesh në një tryezë për të bashkëpunuar me kushte”, tha Balla.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.