Politika

Majko përgjigjet nga Shkodra: Me Bashën nuk folëm për presidentin e ardhshëm

Nga Shkodra, Pandeli Majko komentoi takimin e tij me kreun e opozitës Lulzim Basha, pak ditë më parë në Tiranë. Deputeti socialist, ish-kryeministër i vendit, mohoi që të ketë nisur një lobim me demokratët përsa i përket postit të Presidentit të Republikës.

Për të komentuar takimin e tij pak ditë më parë me Lulzim Bashën, socialisti Pandeli Majko iu referua marrëdhënieve të tij të hershme me demokratët. Meqë ishte në Shkodër, shembullin e zgjodhi pikërisht nga ky qytet.

Ish-kryeministri mohoi të ketë nisur lobimin me opozitën për të kandiduar si president i ardhshëm, kur u pyet nga gazetarët shkodranë për këtë.
 Ndonëse pranoi se asgjë nuk mund të jetë jashtë politikës kur takohen dy politikanë, Majko përsëriti se me Bashën ishte fokusuar kryesisht te Asambleja Parlamentare e NATO-s që mblidhet këtë fundmuaji në Tiranë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button