Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 17 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.02 ▲4.23%
ARI 4,562 ▼2.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
₿ CRYPTO
BTC $78,058 ▼ -0.18% ETH $2,183 ▲ +0.41% XRP $1.4109 ▼ -0.45% SOL $86.2400 ▼ -0.49%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 %
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
17 May 2026
Breaking
Kronika

Skandal në burgun e Shën Kollit në Lezhë: Lirohet një i dënuar me 20 vjet burg në Kosovë, prokuroria nis hetimet

Administrata e burgut në Shën Koll të Lezhës, liroi nga qelia pa vendim gjykate një të dënuar me 20 vjet burg për akuzën e vrasjes në Kosovë.

ABC News ka mësuar se Shuaip Zukaj i njohur ndryshe edhe me emrin Shaban Zukaj nga Deçani i Kosovës, është liruar nga burgu i Lezhës. Burimet thonë se Zukaj me të mbaruar dënimin e marr në Shqipëri për akuzën e vrasjes së mbetur në tentative, është lënë i lirë. Edhe pse në kartelen e tij personale ndodhej vendimi i formës së prerë dhënë nga Gjykata në Shqipëri, që me përfundimin e dënimit Zukaj duhet të ekstradohet në Kosovë për tu përballur me drejtësinë atje. Por, administrate e burgut edhe pse kishte vendimin për ekstradimin e tij drejt Kosovës ku është dënuar me 20 vite burg për vrasje, i ka hapur derën e hekurt të burgut duke e lënë të lirë jashtë çdo procedure ligjore. Për këtë skandal të administratës së burgjeve, është alarmuar ambasada e Kosovës në Shqipëri dhe prokuroria e Lezhës ka nisur hetimet, duke sekuestruar të gjithë praktikën e të dënuarit kosovarë.
Sipas dosjes që ABC News ka siguruar një kopje, rezulton se Shaban Zukaj në prill të vitit 1999 në Shëngjin të Lezhës, ka qëlluar me armë një bashkëvendas të tij për hakmarrje. Fatmirësisht shtetasi nga kosova ka shpëtuar por Zukaj është larguar për tju shmangur drejtësisë, e cila e ka hetuar e gjykuar në mungesë, ku përfundimisht ëshë dënuar me 15 vjet burg. Gjatë kohës së arratisjes, thuhet në dosje, më 1 shtator të vitit 2011, i maskuar dhe me kallashnikovë në dorë Zukaj ka hyrë në tregun e gjelbërt dhe ka qëlluar në drejtim të tavolinës ku ndodhej Zyber Devishaj dhe Adil Thaçi.
Si pasojë e të shtenave ka gjetur vdekjen Dervishaj ndërsa ka mbetur i plagosur Thaçi. Pas kësaj vrasje, Zukaj është larguar në drejtim të Belgjikës ku ka ndërruar edhe identitet. Por për llogari të dënimit në Shqipëri, Zukaj është arrestuar në vitin 2012 në Belgjikë dhe më pas është ekstraduar në Shqipëri, ku është rishikuar vendimi dhe përfundimisht është dënuar me 8 vjet e 6 muaj burg në Shën-Koll të Lezhës. Gjatë qëndrimit në burg, autoritet e kosovës kanë sjell kërkesën për ekstradimin e tij, e cila është miratuar nga Gjykatat shqiptare. Në vendimin që shihni në foto, thuhet se me të përfunduar dënimin në Shqipëri, Shuaip Zukaj të ekstradohet në Kosovë për të vuajt dënimin për vrasje. Por pavarësisht këtij vendimi, administrata e burgut i ka hapur derën duke e lënë të lirë. Për këtë lirim të paligjshëm, prokuroria e Lezhës ka nisur hetimet dhe po verifikohen firmëtarët e lirimit të tij nga burgu. Ndërkohë zyrtarisht, burgjet thonë se nuk ka një vendim për ekstradimin e tij dhe se janë respektuar procedurat ligjore të lirimit të Shuaip Zukajt.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.