Bota

FRANCË – Shtatë kandidaturat për primaret e së djathtës

Gjashtë burra dhe një grua do të vihen përballë njëri-tjetrit në raundin e parë të primareve të së djathtës franceze, si një mundësi që zgjedhësit të japin verdiktin e tyre për të përcaktuar kandidatin fitues në zgjedhjet presidenciale të pranverës 2017.

Alain Juppe, bashkuesi

I moshës 71-vjeçare, kryebashkiaku i Bordosë ka paraqitur një slogan për të bashkuar një shtet të përçarë. Ai po bën fushatë mbi tezën «identitet i lumtur », si një mundësi për të bashkuar Francën « luftarake» dhe një Francë «që kërkon për të fituar diçka » dhe përjashton çdo aleancë me ekstremin e djathtë.

Nicolas Sarkozy, me një vijë mjaft të djathtë

I moshës 61-vjeçare, ish-presidenti (2007-2012) ka nisur një fushatë energjike te e djathta, me teza të preferuara nga Fronti Kombëtar, siguri, autoritet, imigracion, integrim.

Me një formim në avokati, kryebashkiak në moshën 28-vjeçare dhe disa herë ministër, paraqitet si mbrojtës i personave të privuar nga përfaqësimi kundër elitave, shumë larg imazhit të tij si « presidenti i të pasurve » trashëguar nga e kaluara në Elyse. Pas fitores së republikanit Donald Trump në SHBA, ai propagandon « për të dëgjuar popullin ».

François Fillon, kandidati i tretë

I vlerësuar nga sondazhet e fundit, ky ish dhe i vetmi kryeministër prej pesë vitesh i Nicolas Sarkozy shpreson të surprizojë duke u kualifikuar në raundin e dytë të paraprakeve.

Ky 62-vjeçar, autoritar dhe serioz paraqitet si “e vetmja votë e vlefshme” e paraprakeve dhe e shfaq programin e tij si “sinteza e së djathtës liberale dhe të djathtës autoritare. Mjaft i kritikuar në lidhje me bilancin e Nicolas Sarkozy, ai parashikon nje “zhgënjim të madh” në rast të fitores së Alain Juppe.

Bruno Le Maire, karta e rilindjes

Duke argumentuar faktin që nuk ka qënë kurrë më parë kryeministër apo presidenti I Republikës, në mesin e të dyzetave me një vështrim të egër paraqitet si mishërimi i së djathtës franceze.

Prej disa muajsh, ky ish-ministër i Bujqësisë i qeverisë Fillon (2009-2012) po kërkon një vend duke marrë shkas nga nga imazhi i tij i një teknokrati i superarsimuar , shpeshherë me pretendime.Një reputacion i thkesuar nga shprehja e famshme « inteligjenca ime është një pengesë ».

Nathalie Kosciusko-Morizet, elektron i lirë

E vetmja grua në garë, kjo ish-ministre e Ekologjisë ka shkaktuar një kontrast të pakëndshëm gjatë primareve  me qëndrimet e saj kontroverse përkrahëse e martesave gay apo heqjen e dënimit penal për kanabisin. Ajo dëshiron që nga globalizimi të përfitojnë të gjithë .

Jean-François Copé, një ambicioz i nxituar

Ky ambicioz 52-vjecar që ëndërron prej kohësh për të pushtuar Elysenë premton një « shkëputje të plotë » për t’ia arritur qëllimit. Mjaft agresiv kundrejt rivalëve kryesorë, ai sulmon figurën e François Fillon duke u marrë rregullisht me Nicolas Sarkozy ku ka qënë dikur mjaft i afërt me të.

Jean-Frédéric Poisson, polemika

Ky deputet ultra-konservator 53-vjeçar vjen si një figurë e panjohur në paraprake nxiti polemika duke mos përjashtuar mundësinë e votimit për presidenten e Frontit Kombëtar, Marine Le Pen në rast të një dueli përballë socialistit François Hollande në raundin e dytë të presidencialeve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button