☁️
Tiranë 12°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 102.77 ▲0.75%
ARI 4,024 ▼0.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $78,795 ▼ -3.15% ETH $2,269 ▼ -3.89% XRP $1.2473 ▼ -6.06% SOL $96.7000 ▼ -5.62%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.77 ▲0.75 % ARI 4,024 ▼0.17 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.77 ▲0.75 % ARI 4,024 ▼0.17 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
30 Tet 2026
Breaking
Politika

TVSH paraqet projektstatutin dhe parimet editoriale, hartuar me ndihmën e OSBE-së dhe BE-së

Transmetuesi publik shqiptar organizoi sot një takim konsultues për projektstatutin e tij të ri me anëtarë të Komisionit kuvendor për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, të Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe organizata të medias.

Në takim, u paraqit edhe një draft përfundimtar i parimeve editoriale për transmetuesin publik, të parat në historinë e tij, përpara se të miratohen nga Këshilli Drejtues i Radio-Televizionit Shqiptar. 

Statuti i Radio-Televizionit Shqiptar (RTSH) u hartua në bazë të ligjit “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” dhe ka për objekt rregullimin e veprimtarisë së transmetuesit publik. Statuti duhet të miratohet në parlament përpara se të hyjë në fuqi.

 Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim të ngushtë me Bashkimin Evropian të Transmetuesve (EBU), dhanë ekspertizë në hartimin e projektstatutit dhe të parimeve editoriale. 

Në qershor të vitit 2015, Prezenca, EBU-ja dhe RTSH-ja nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për zhvillimin e veprimtarive të përbashkëta në mbështetje të shndërrimit të RTSH-së në një transmetues publik llogaridhënës, të qëndrueshëm, profesional dhe të pavarur editorialisht.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.