Bota

Mongherini: I nevojshëm krijimi i një shteti palestinez

mogerini-gazaShefja e diplomacisë evropiane, Mogherini u shpreh sot për një shtet palestinez të pavarur, gjatë vizitës së parë në Rripin e Gazës ku ajo theksoi se bota nuk do të pranonte një luftë tjetër pas asaj që u zhvillua këtë verë.

“Duhet një shtet palestinez, ky është objektivi dhe ky qëndrim është ndarë nga i gjithë Bashkimi Evropian”, konfirmoi ajo në një konferencë shtypi në Rripin e Gazës duke nënvizuar se bota nuk do të pranojë një luftë të katërt, pas tre ofensivave të përgjakshme këto gjashtë vitet e fundit.

Vizita e shefes së diplomacisë evropiane, Mogherini u zhvillua ndërkohë që palestinezët dhe policia izraelite po përballen çdo natë në rrugët e Jerusalemit lindor, pushtuar dhe aneksuar nga Izraeli.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button