MaqedoniaRajoni

BE-Maqedonia e Veriut: 80 milione euro, kësti i parë për përballimin e krizës energjitike

Në ditën e parë  të turit ballkanik, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u takua sot me  Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, me ç’rast u theksua se nëse pranohet propozimi për kornizën negociuese, fillojnë negociatat konkrete dhe fillon procesi i skriningut.

Sipas njoftimit nga kabineti i presidentit të vendit, në këtë takim u bisedua mbi gjendjen aktuale në vend dhe proceset lidhur me integrimet evropiane. Presidentja e KE-së, Von der Leyen pohoi se në konferencën ndërqeveritare e cila duhet të mbahet së shpejti, nëse pranohet propozimi për kornizën negociuese, fillojnë negociatat konkrete dhe fillon menjëherë procesi i skriningut.

Më pas thuhet se “me fillimin e negociatave aderuese me BE-në, sa më shpejt që të jetë e mundshme do të fillojë nënshkrimi i marrëveshjeve bilaterale midis Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, në gjuhën maqedonase dhe gjuhët e tjera zyrtare të BE-së”.

Presidenti Pendarovski e riafirmoi qëndrimin se pranimi i propozimit francez do të mundësojë zhbllokim të eurointegrimeve dhe hapjen e fazës së parë të negociatave aderuese, që do të jetë impuls pozitiv për procesin reformues dhe përparimin në Maqedoninë e Veriut. Në këtë kontekst, Pendarovski tha se gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas duhet të respektohen dhe garantohen nga BE-ja.

Kryeministri Kovaçevski takon presidenten e KE-së

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski zhvilloi takim me presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen, ku në takim u bisedua për çështjet më të rëndësishme lidhur me zgjerimin e BE-së. Në njoftimin qeveritar thuhet se “u konstatua se tani është momenti të cilin Maqedonia e Veriut duhet ta shfrytëzojë për pranim të propozimit evropian, që më tej do të thotë edhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në BE”.

“Ajo që u theksua nga ana e presidentes së KE-së, Von der Leyen, është se vendi i Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor është në BE dhe kjo është rruga e vetme që shpie drejt së ardhmes më të mirë për gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme”. Kovaçevski dhe Ursula von der Leyen edhe njëherë potencuan se me propozimin evropian nuk rrezikohet në asnjë mënyrë identiteti, kultura, historia dhe gjuha maqedonase.

Në takim u diskutua se në kontekst të rrethanave të reja gjeopolitike, shumë është me rëndësi zhbllokimi i procesit eurointegrues dhe fillimi i negociatave për anëtarësimin e vendit në BE, që është me rëndësi për përparimin e përgjithshëm të Maqedonisë së Veriut.

Në takim u potencua se vendimet që merren tani e garantojnë të ardhmen e vendit, andaj nevojiten hapa të mençur dhe burrështetas që shpejnë drejt prosperitetit, zhvillimit të vlerave demokratike dhe progresit të përgjithshëm ekonomik.

Ne konferencen per shtyp, presidentja  e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se  BE do te jepe per Maqedonine  e Veriut 80 milione euro, kësti i parë për përballimin e krizës energjitike i cili do të  jetë i disponueshëm në muajin janar 2023. Ndërkohe sot u nënshkrua marrëveshja për Fonteksin në gjuhën maqedonase.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button