Ekonomia

BE, 92.9 mln euro për Shqipërinë në vitin 2017

 Shqipëria pret të dëgjojë verdiktin final (Paketa e Dhjetorit) të Këshillit të Europës gjatë ditës së sotme sa i përket hapjes së negociatave. Nuk ka asnjë surprizë, sepse mesazhi u artikulua qartë dy ditë më parë gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave të Jashtëm. Nuk ka një datë të saktë, sepse kushti kryesor është Reforma në Drejtësi. Shqipëria duhet të japë rezultate të prekshme dhe prova për zbatimin e Reformës në Drejtësi, si dhe pesë prioritetet e tjera që janë vendosur.

Në vitin 2017, Bashkimi Europian do t’i japë Shqipërisë 92.9 milionë euro. Pjesa e ‘luanit’ do t’u takojë përgatitjeve të reformave për anëtarësimin në BE, kryesisht qeverisjes e demokracisë, por edhe sundimit të ligjit dhe të drejtave themelore të njeriut. Një tjetër sektor të pritet të përfitojë nga fondet e BE-së gjatë vitit të ardhshëm do të jetë edhe bujqësia, si dhe zhvillimi rural, me rreth 18 milionë euro. Këto janë fonde që disbursohen nga Programi IPA II (asistenca paraanëtarësimit). Periudha e parë e këtij programi përfshin vitet 2014-2017, ndërsa e dyta 2017 – 2020. Bashkimi Europian, përmes këtij programi, financon kryesisht projekte që kanë të bëjnë me bashkëpunimin ndërkufitar, ku Shqipëria merr pjesë në tre prej tyre.

Nga zbatimi i Programit IPA I, u vu re se Shqipëria duhet të përmirësonte një sërë aspektesh si aftësimin e burimeve njerëzore dhe shtimin e numrit të tyre që duhet të angazhohen në këto projekte; duhet të garantonte një koordinim më të mirë mes institucioneve qendrore dhe lokale, në mënyrë që këto fonde të shkonin aty ku e kishin destinacionin; si dhe të përmirësohej infrastruktura ndërtimore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button