Ekonomia

Serbia “mund” gjithë vendet e Ballkanit, 300 mijë vende pune për 5 vjet. Shqipëria kryeson vetëm në tregti

Prej 3 vitesh vendet e Europes Juglindore po implementojne strategjine rajonle 2020 per t’u perafruar me BE.

Ne takimin vjetor te Keshillit te Bashkepunimit Rajonal treguesit ekonomik flasin per progres, por jo te njejte ne te 7 vendet e rajonit.

Shqiperia kryeson ne tregtine nder-rajonale te mallrave, ndersa mbetet pas sa i perket terheqjes te investimeve te huaja direkte.

Sekretari i pergjitheshm i Keshillit te Bashkepunimit Rajonal, Goran Svilanovic thote se ne kete aspekt Shqiperia ka permbushur vetem 12 % te objektivit qe qeveria i ka vendosur vetes.

“Pergjigja eshte tek qeveria. Une do te prisja qe zyrataret t’i hedhin nje sy raportit vjetor, te shohin ku eshte Shqiperia dhe ku jane vendet e tjera dhe pastaj te bisedojne me ata qe po ecin me mire.

Per shembull Mali i Zi po ecen mire me terheqjen e investimeve te huaja direkte dhe pervoja e tyre mund t’i sherbeje Shqiperise”, tha Svilanovic.

Në takim u bë publik fakti se gjatë këtyre 5 viteve të fundit, në Europën Juglindore janë hapur 400 mijë vende pune.

Nga këto, 300 mijë vende pune janë hapur vetëm në Serbi.

Svilanovic thote se mundesite jane edhe ne Shqiperi per te krijuar vende te reja pune.

Se pari, duhet te kete nje vendim poltitik, qe vendet e reja te punes te jene ne fokus te qeverise.

Se dyti, ju zhvilluat zgjdhet dhe vendet e reja te punes jane nje premtim qe tani duhet te shihen ne kendveshtrimin praktik, qe do te thote se qeveria duhet te shoh perreth dhe te pyes se c’investitore mund te sjelle ne vend, sepse nvestimet e huaja direkte lidhen drejtperdrejte me vendet e reja te punes”, thotë ai.

Nje nder shqetesimet kryesore te qytetareve te Europes Juglindore mbetet korrupsioni.

Sipas raportit te Keshillit te Bashkepunimit Rajonal, 73 perqind e tyre mendojne se qeverite nuk po e luftojne ne menrye eficente korrupsionin.

Mosbesim ka edhe ndaj sistemit te drejtesise.

78 perqind e qytetareve te Europes Juglindore  besojne se sistemi gjyqesor eshte i varur nga politika dhe 83 perqind thone se ligji nuk vepron per gjithe njesoj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button