Kosova

Boris Pistorius: Të dashur kosovarë, mos ejani në Gjermani

Ikja masive e kosovarëve drejt Evropës e ka ngritur në këmbë Gjermaninë. Si pasojë e kësaj, gjithë ministrat e Brendshëm të landeve mbajtën një video konferencë mes vete. Në fund ata vendosën që procedura e shqyrtimit të kërkesës për azil nga kosovarët, të kryhet brenda 14 ditësh. Por, nuk u gjet pajtimi që Kosova të klasifikohet si vend i sigurt.

boris-pistorius-t-euml-dashur-kosovar-euml-mos-ejani-n-euml-gjermani_hdMinistri i Brendshëm i landit Niedeersachsen, i tha radios lokale se me këtë vendim nuk do të ndalin ardhjen e kosovarëve

“Pyetem se çka do të ndryshonte nëse ne e fusim Kosovën në këtë listë. Qeveria ka paralajmëruar se brenda dy javësh do të shqyrtojë kërkesat për azil nga Kosova. Kjo edhe duhet të jetë porosi për kosovaret: të dashur njerëz, mos ejani këtu se nuk do të mund te mbeteni “, tha Boris Pistorius.

Sipas tij, gjendja është alarmante dhe shifrat e tregojnë këtë gjë

“Situata duhet analizuar mirë. Duhet të dihet kush ndiqet politikisht apo kush ikë nga luftërat. Në gjithë Gjermaninë, nga 19 mijë azilkërkues për muajin shkurt, mbi 50 për qind janë nga Kosova. Kjo tregon se nga atje ka ikje të mëdha dhe unë i kuptoj njerëzit që po ikin nga kriza ekonomike”.

Kërkesa për rangimin e Kosovës në vend të sigurt erdhi nga landi i Bavarisë që me 15,2 për qind është rajoni i dytë më i “vërshuar” nga këtë azilkërkues pas Nordrajvestfalias më 21 për qind.

Përpos politikanëve, edhe mediat gjermane janë vërshuar nga lajmet për valën e emigrantëve kosovarë.

Gazeta e Frankfurter Allgemaine Zeiutng shkruan se Kosovës po i ikën klasa e mesme. Sudeutsche Zeiting shkruan se po ndodh eksodi popullit nga “shtëpia e varfër e Evropës”. Ndërsa, prestigjiozja Spiegel shkruan se kosovarët po kin nga korrupsioni, trafiku i drogës dhe varfëria.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button