Ekonomia

Vendimi i Kushtetueses për pronat, Qato: Nuk preket skema e kompensimit

Gjykata Kushtetuese rrëzoi dy pika të nenit 6 të ligjit “për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, pasi i konsideroi në kundërshtim me Kushtetutën, për shkak se prekin parimin e sigurisë juridike.

Në vendimin e zbardhur të martën, Gjykata arsyeton rrëzimin e pikave 3 dhe 5 të nenit 6, pasi sipas saj janë konceptuar si ‘një shpronësim i ri’ dhe kjo nuk është në pajtim me parimin e sigurisë juridike.

Lidhur me pjesën tjetër të ligjit, nisur edhe nga analiza e Komisionit të Venecias, Gjykata vlerëson se ai në tërësinë e tij respekton proporcionalitetin e ndërhyrjes në të drejtën e kompensimit të pronës ish-pronarëve dhe si e tillë është në respektim të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Por, pavarësisht se ky vendim prek dy pika të rëndësishme të nenit 6, drejtoresha e Agjencisë për Trajtimin e Pronës, Sonila Qato, thotë se ato nuk e cënojnë thelbin e ligjit.

Në një intervistë për Mapo, Qato sqaron se Gjykata në tërësinë e saj e ka vlerësuar ligjin si në përputhje me Kushtetutën dhe Konventën e të Drejtave të Njeriut, ndërkohë që pikat e rrëzuara prekin vetëm dosjet që presin vendimin për njohje të pronës.

Për rrjedhojë ajo shprehet se rrëzimi i këtyre dy pikave nuk i bën fare të rëndësishme ndryshimet e tjera ligjore, pasi çështjet që preken mund të rregullohen vetëm me ndryshime të akteve nënligjore.

Praktikisht skema e re e kompensimit të pronarëve nuk preket, pra, vazhdon i njëjti kompensim që kemi ndjekur gjatë këtyre muajve, referuar momentit të shpronësimit. Ndërkohë që pika 5 e nenit 6, e cila afekton këtë skemë të re në procesin e njohjes së pronësisë, të kompensimit fizik në pronën e njohur, kjo pikë mbetet për t’u riparë nga qeveria për ta riazhurnuar ligjin me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Por në thelb skema e kompensimit të pronarëve, që është neni 6 pika 1, nuk është ndryshuar, pra është ruajtur nga Gjykata Kushtetuese”, shprehet Qato.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button