Ekonomia

TVSH, të ardhurat llogariten 40,472 milionë lekë

Të ardhurat e mbledhura nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH-ja) në buxhet gjatë periudhës janar-prill të vitit 2016 arritën në 40,472 milionë lekë, ose 29 % e totalit të të ardhurave të planifikuara për t’u mbledhur gjithë vitin.

Gjatë gjithë vitit 2016 janë planifikuar për tu mbledhur 137,916 milionë lekë si TVSH.

Të ardhurat nga TVSH janë 5,558 milionë lekë më të larta, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2015. Në katërmujorin e parë të vitit 2015 u mblodhën nga TVSH-ja 36,914 milionë lekë.

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) zbatohet ndaj mallrave dhe shërbimeve brenda territorit të Shqipërisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button