Rajoni

Schauble: Greqia duhet të vazhdojë reformat dhe në rast zgjedhjesh të reja

Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schauble i kërkoi Greqisë, ku një parti kundër masave shtrënguese mund të vijë në të ardhmen në pushtet, të vazhdojë reformat duke nënvizuar se çdo qeveri duhet të respektojë angazhimet e paraardhësve.

Wolfgang-Schauble3”Që prej vitit 2009, Greqia ka bërë progrese të mëdha. Ne duhet të kemi më shumë respekt për këtë”, theksoi ministri konservator në një intervistë të publikuar sot nga e përditshmja popullore ”Bild”.

“Ne do të vazhdojmë të ndihmojmë Greqinë në rrugën e reformave të ashpra”, shtoi ai, ndërkohë që deputetët e Bundestagut hapën javën e kaluar dritën e gjelbër për shtyrjen e programit të ndihmës në mbështetje të Athinës.

”Edhe nëse Greqia merr një rrugë tjetër, kjo do të jetë shumë e rëndë”, theksoi Schauble.

“Zgjedhjet e reja nuk ndryshojnë asgjë për borxhin grek. Çdo qeveri e re duhet të respektojë marrëveshjet e marra nga paraardhësit”, nënvizoi ai.

Të martën, për herë të dytë, deputetët grekë dështuan në zgjedhjen e një presidenti të Republikës. Në rast të pamundësisë për të rënë dakord pas tre tureve, Parlamenti do të shpërbëhet dhe partia e majtë kundër masave shtrënguese Syriza mund të marrë pushtetin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button