Sporti ne bote

Françesko Banjaja, kampioni i ri i Botës

Piloti  i skuadrës së “Dukati”-t, Françesko Banjaja, ka siguruar të dielën titullin e “kampionit të botës” në nivelin më të lartë të Kampionatit Botëror të Motoçiklizmit, në Moto GP, edhe pse u rendit i nënti në garën e fundit të këtij sezoni, në Çmimin e Madh të Spanjës në Valencia, në atë që ishte ngadhënjimi i parë i një njeriu që kishte për mentor legjendarin Valentino Rosi.

Rivali i tij, piloti i “Jamaha”,-s Fabio Kuartararo, e nisi garën e fundit të sezonit duke kërkuar asgjë tjetër përveç fitores, duke shpresuar tek matematika për një titull të dytë radhazi, por e mbylli garën në vendin e 4-t, teksa i pari në finish mbërriti piloti i “Suzuki”-t, Aleks Rins, ndërsa Bred Binder i “KTM”-së dhe Horhe Martin i “Pramak”-ut  plotësuan podiumin e garës prej 27 xhirosh.

Në fakt, përtej një kontakti të hershëm midis Banjajës dhe Kuartararos, që ishin në betejë për vendin e 5-të në xhiron e parë, piloti italian ruajti gjakftohtësinë deri në fund, duke u mjaftuar me vendin e 9-të në finish, që i mjaftoi të ruante bindshëm vendin e parë në renditjen e përgjithshme të pilotëve.

Ky sezon i jashtëzakonshëm uli të dielën siparin e tij dhe riktheu një pilot dhe një motor italian për herë të parë tek titulli pas plot 50 vitesh.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button