Ekonomia

Haxhinasto-Jiang Yu: Të materializojmë klimën e bashkëpunimit midis nesh

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto zhvilloi të hënën një takim me ambasadoren e Republikës Popullore Kineze, Jiang Yu të cilës i shprehu vlerësimin për bashkëpunimin shumë të mirë midis dy vendeve në fushën e infrastrukturës së transportit.

Duke e cilësuar të suksesshëm shembullin e projektit të Rrugës së Arbërit, ai shtoi se i njëjti model bashkëpunimi duhet shtrirë edhe në projekte të tjera. “Ne kemi krijuar dy grupe, një teknike dhe një ligjore, të cilat do të konsiderojnë këtë propozim, së bashku me asistencën e një konsulence ndërkombëtare. Qëllimi është që të negociojmë kontratën brenda vjeshtës, në mënyrë që të fillojmë ndërtimin në fillim të vitit që vjen, deklaroi Haxhinasto.

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto priti  në një takim Ambasadoren e Republikës Popullore Kineze, zonjën Jiangtë (1)Ministri Haxhinasto përmendi nismat e qeverisë për zhvillimin e autostradës Adriatiko-Ioniane, e mbështetur edhe nga Bashkimi Evropian, si pjesë e procesit të Berlinit. Projekt tjetër me rëndësi rajonale mbetet Korridori VIII, për të cilin kanë shprehur interes edhe disa kompani kineze. Gjithashtu, projekte të tjera të rëndësishme u cilësuan segmentet Thumanë-Vorë-Rrogozhinë, By Passi Elbasanit si dhe tuneli Orikum-Palasë etj.

Ai paraqiti edhe një sërë projektesh në zhvillimin e infrastrukturës, në sektorin hekurudhor, të porteve dhe aviacionit civil, si dhe nevojat në fushën e furnizimit me ujë dhe kanalizime.

Ambasadorja Jiang konfirmoi mbështetjen e qeverisë kineze në ndërmarrjen e kompanive që duan të angazhohen në Shqipëri. Ajo e njohu ministrin me disa platforma të financimit të projekteve në vend dhe u shpreh se me përfundimin e procesit të negocimit të kontratës, Rruga e Arbërit mund të fillojë edhe brenda vitit. Diplomatja kineze në Tiranë, Jiang Yu shprehu edhe gatishmërinë e kompanive kinezë për financimin e studimeve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button