Kronika

Skandal/ Këshilltari i Nishanit, Pirro Ahmetaj pa certifikatë sigurie, rrezikon 2 vite burg

Arben Çuko, anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare deklaron se Këshilltari i Presidentit Nishani ka kryer një skandal dje në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, pasi ka përdorur uniformën e ushtarakut aktiv edhe pse ka dalë në rezervë, kur në fakt për këtë shkelje është liruar tetorin e kaluar.

Deputeti i PS, thekson se Presidenti duhet ta ketë ngatërruar mbledhjen e këshillit të Sigurisë për kanabisin me festat e nëntorit dhe i ka lejuar këshilltarit të tij të përdorë uniformen me të cilën ai abuzon cdo ditë. Sipas Çukos, Nishani e bën këtë gjë për karshillëk politik, ndërsa neni 72 i Kodit Penal Ushtarak, parashikon burgim deri në dy vjet për personat që ne shkelje te ligjit mbajnë publikisht uniforma apo shenja dalluese të gradës ushtarake.

Statusi i Arben Çukos

Presidenti i Republikës mblodhi dje Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar për situaten e kanabisit ne vend. Pikërisht në këtë mbledhje Këshilltari I Presidentit të Republikës, Pirro Ahmetaj, ka kryer skandalin e rradhës duke përdorur uniformën e ushtarakut aktiv edhe pse ka dalë në rezervë (kur ne fakt per shkeljet qe ka bere duhet te ishte liruar) që prej tetorit të vitit të kaluar.

Pervec se gafë institucionale, këshilltari I Presidentit ka kyer kundravajtje penale pasi ligji “Për Statusin e Ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë” i cili dikton mbajtjen e uniformës nga ushtarakët në rezervë vetëm në rastet kur, marrin pjesë në ceremoni ushtarake, përvjetorë armësh e shërbimi, stërvitje ushtarake dhe kur përfaqsojnë organizatat e ushtarakëve në rezervë ose lirim nëveprimtari brenda dhe jashtë shtetit.

Sakaq, neni 72 I Kodit Penal Ushtarak, parashikon burgim deri në dy vjet për persona që ne shkelje te ligjit mbajnë publikisht uniforma apo shenja dalluese të gradës ushrarake si në rastin e ketij Ahmetajt. Mesa duket, Presidenti duhet ta kete ngaterruar mbledhjen e keshillit te Sigurise per kanabisin me festat e nentorit dhe i ka lejuar keshilltarit te tij te perdore uniformen me te cilen ai abuzon cdo dite..

pasi shkon me te i veshur ne zyren ngjitur me ate te presidentit, bile na ka truperuar me kete gjest duke u paraqitur deri ne USA. Presidenti jon i nderuar ka qen dhe ushtarake aktiv ne FA dhe i di mire keto gjera, nese e lejon , e ben thjesht per karshillek politik. Gjeneralet politike le ti mare me vete te PD pas gjashte muajsh, kur te shkoje dhe vete dhe mund ta veshe uniformen blu te PD, ashtu sic ka qene keto pese vite, thjesht nje kapterr i Saliut.

Related Articles

Nje koment

  1. Bujar Nishani simbol i imoralitetit,hajduterise,krimit,injorances.analfabetizmit,degjenerimit te dinjitetit te kombit shqipetar.L…. e tij bie ere perc dhe vjedhje Fullani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button