Ekonomia

Borxhet e energjisë- Braçe: Nuk do të ketë barrë hipotekore mbi shtëpinë për familjarët

Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Erion Braçe bëri të ditur të mërkurën se, nuk do të ketë barrë hipotekore mbi shtëpinë për familjarët, por për bizneset, si i fundit veprim në një rradhë veprimesh që nisin me ndërprerjen e energjisë për borxhet e papaguara.

Braçe këtë deklaratë e bëri në rrjetin social “Facebook”, ndërsa sqaroi se në Kuvend nuk ka ndonjë projektligj që të “sekuestron shtëpinë” për borxh ndaj kompanisë së energjisë, por ka një projektligj që vendos barrë hipotekore mbi shtëpinë me qëllim që borxhi i energjisë elektrike të mos kalojë nga një abonent tek tjetri e kështu me rradhë pa fund, pa u paguar kurrë.

“Domethënë, hajduti i energjisë të mos vjedhë muaj për muaj e në fund të shpëtojë duke u tallur me të gjithë ata që nuk vjedhin e paguajnë energjinë elektrike muaj për muaj”, shkruan Braçe.

Braçe bëri të ditur se ka kërkuar të gjendej një zgjidhje tjetër për familjarët në nevojë edhe në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste një javë më parë, dhe të enjten në Kuvend.

“Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruci, diskutuan me ne dhe të tjerë faktorë dhe kemi arritur në disa përfundime. E para, barrë hipotekore mbi shtëpinë nuk do të ketë mbi familjarët. E dyta, barrë hipotekore do të ketë mbi bizneset, si i fundit veprim në një rradhë veprimesh që nisin me ndërprerjen e energjisë për borxhet e papaguara”, thekson Braçe.

Ai kërkoi që qeveria të gjej një zgjidhje ligjore e me të t’i drejtohet Kuvendit për të ndalur shitjen apo qiradhënien e banesave me borxhe të energjisë elektrike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button