Kronika

Gjeneral brigade Kollçaku, vizitë zyrtare në Gjeorgji

Me ftesë të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Gjeorgjisë gjeneralmajor Vladimer Chachibaia, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, kreu një vizitë zyrtare në Gjeorgji.

Në kuadër të vizitës zyrtare, në Shtabin e Përgjithshëm, shefat e Shtabi të Gjeorgjisë dhe Shqipërisë zhvilluan një takim bilateral. Gjeneral brigade Kollçaku në takim ka njohur arritjet e Gjeorgjisë në reformat e Mbrojtjes si dhe ka vlerësuar mënyrën e menaxhimit të situatës së sigurisë brenda dhe përreth Gjeorgjisë.

Gjithashtu gjatë takimit, gjeneral brigade Kollçaku ka vlerësuar kontributin e Gjeorgjisë në misionin e NATO në Afganistan.

Në fokus të takimit mes dy homologëve ka qenë forcimi i marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve në fushën e Mbrojtjes.

Vizita zyrtare e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku në Gjeorgji, ka vijuar me vendosjen e një kurore me lule në  memorialin e Heronjve, në Tbilis.

Axhenda e vizitës zyrtare e shefi të Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku në Gjeorgji, është përmbyllur me një vizitë në Qendrën e Përbashkët të Trajnimit dhe Vlerësimit të NATO, Gjeorgji.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button