☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.35 ▼0.22%
ARI 4,507 ▼3.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $77,419 ▼ -3.28% ETH $2,428 ▼ -3.08% XRP $1.3798 ▼ -4.95% SOL $103.8500 ▼ -4.65%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.35 ▼0.22 % ARI 4,507 ▼3.36 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.35 ▼0.22 % ARI 4,507 ▼3.36 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
28 Aug 2026
Breaking
Rajoni

Gjenerali amerikan në Evropë, Curtis Scaparrotti: Në Ballkan po rritet ndërhyrja ruse

 

Gjenerali amerikan në Evropë, Curtis Scaparrotti, ka paralajmëruar se rajoni i Ballkanit është duke u përballur me një presion në rritje të Rusisë dhe se Uashingtoni dhe NATO-ja duhet të bëjnë më shumë për të mbajtur larg këtë rajon nga destabilizimi.

Scaparrotti i ka thënë Komitetit të Senatit sot se Shtetet e Bashkuara nuk kanë krijuar një përgjigje efektive për kërcënimet kibernetike të Rusisë.

Gjenerali, që udhëheq forcat ushtarake amerikane në Evopë dhe është komandat i forcave të NATO-s, është pyetur nga ligjëvënësit në Komitetin e Senatit për Shërbime të Armatosura, nëse ka rajone në Evropë, që po përballen me kërcënimin rus.

“Zona për të cilën jam i shqetësuar sot është Ballkani”, ka thënë ai.

“Rusia është duke punuar në Ballkan dhe ne në një far mënyre i kemi larguar sytë nga ajo zonë”.

“Ky është një rajon, në të cilin mund të kemi problem në të ardhmen”, ka thënë ai.

Scaparrotti po ashtu është pyetur se si është duke u përgjigjur SHBA-ja ndaj aktivitetit kibernetik të Rusisë, për të cilin Inteligjenca amerikane ka thënë se është rritur dukshëm në vitet e fundit.

“Nuk besoj se ka pasur ndonjë përgjigje efektive”, u ka thënë ai senatorëve.

Hakerët e mbështetur nga shteti supozohet se kanë qenë të përfshirë në sulmet në Ukrainë dhe zyrtarët amerikanë kanë akuzuar disa agjenci ruse për ndërhyrje në fushatën presidenciale amerikane dhe sisitemin zgjedhor në vitet e fundit, përcjell REL.

Zyrtarët rusë i kanë hedhur poshtë akuzat.

I nominuari kryesor për të udhëhequr Komandën Kibernetike amerikane, gjenerali, Paul Nakasone, ka thënë para Komitetit të Senatit javën e kaluar, se Shtetet e Bashkuara duhet që patjetër të vendosin çmime për “kundërshtarët” online, në mënyrë që t’i ndalojë aktivitetet e tyre.

Komentet e tij janë përcjellë me deklarata edhe më të ashpra të personit të cilin do ta zëvëndësojë Nakasone, adimiralit Mike Rogers, i cili ka thënë se Kremlini beson se “duhet të paguajë shumë pak” për aktivitetin e saj kibernetik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.