☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 21 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 76.54 ▲0.91%
ARI 4,173 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
₿ CRYPTO
BTC $64,308 ▲ +0.89% ETH $1,737 ▲ +0.6% XRP $1.1470 ▼ -0.3% SOL $73.2800 ▲ +1.5%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
21 Jun 2026
Breaking
Politika

Basha: PD asnjë lidhje me kompanitë ruse, shikoni me kë u takua Rama në tetor 2016

Partia Demokratike nuk ka asnjë lidhje të drejtpërdrejtë ose indirekt me kompani ruse. Këtë tha sonte në prag mesnate, Kreu i Partisë Demokratike gjatë emisionit Opinion, duke iu përgjigjur akuzave të një media në SHBA, se PD ishte e financuar nga një kompani shumë pranë Kremlinit.

“PD nuk ka patur dhe nuk ka asnjë kontakt të drejtpërdrejtë ose indirekt, me asnjë person apo kompani ruse. Jam 1 mijë përqind i sigurtë. Edhe shqiptarët e dëgjuan. Kjo gazetë i përdor këto edhe për hesapet e veta, sepse e ka mision të godasë Trumpin dhe e ka mision që të krijojë idenë se në Shtëpinë e Bardhë të Trumpit kanë hapësirë rusët. Nga Soros kjo gazetë ka marrë 1.1 milionë dollarë. Në tetor 2016 ka takuar kompaninë ruse të naftës Gunvor, të Genadi Timcenku, që është në listën e zezë të amerikanëve për shkelje të sanksioneve në Ukrainë”, tha Basha.

Duke hedhur poshtë shkrimin e publikuar nga revista amerikane ‘Mother Jones’, se PD-ja është e lidhur me rusët, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zbuluar një takim që kryeministri Edi Rama ka pasur në vitin 2016 me një kompani ruse, që është në listën e zezë të amerikanëve.

Basha u shpreh se gjithë kjo histori se PD-ja është sponsorizuar nga rusët për të lobuar në Amerikë është një sajesë e Ramës, dhe kjo sipas tij, bëhet për të hequr vëmendjen nga droga.

“Në tetor 2016 ka takuar kompaninë ruse të naftës “Gunvor”, të Genadi Timcenku, që është në listën e zezë të amerikanëve për shkelje të sanksioneve në Ukrainë. Do ti lidhje me rusët?

E ka bërë dhe publike, përvec në mënyrë publike e ka takuar edhe jashtë zyrës, heto pak lidhjet ruse që ka Rama me kompaninë turke që ka caktuar për të ndërtuar aeroportin e Vlorës. Shikoni tenderat që ka kjo kompani nëse doni lidhjet me rusët. Shiko pak lidhjen e Ramës me Vucic që blen armë në Rusi. Shiko pak tezat për shkëmbimbet e territoreve.”, tha Basha në studion e ‘Opinion.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.