Ekonomia

Ministria e Bujqësisë; Prodhimet tradicionale në “Festën e të Vjelave, Dibër, 2015”

Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave për nxitjen dhe promovimin e bizneseve dhe produkteve shqiptare, nën nismën “Një bujqësi që nuk eksporton, është një bujqësi që nuk mund të zhvillohet”, do të çelë neser (11 Tetor ) në sheshin qendror të qytetit të Dibrës panairin “Festa e të Vjelave, Dibër, 2015”.

Në bashkëpunim me Bashkinë Dibër, Drejtorinë e Bujqësisë, donatorë të fushës, si dhe institucione kredidhënëse, organizimi i këtij panairi ekspozues dhe promovues, është kthyer në një traditë për këtë qytet  duke përfshirë një prezantim të të gjitha prodhimeve bujqësore, blegtorale dhe agropërpunuese të rajonit. Kjo për arsye se, rajoni i Dibrës shquhet për prodhimin e shumë produkteve, që dalin jo vetëm në tregun shqiptar por dhe në eksport.

Aktiviteti ka ngjallur interesin për pjesëmarrjen e të gjithe fermerëve, jo vetëm nga Dibra, por edhe nga trevat shqiptare në Maqedoni, si Dibër e madhe dhe Gostivar dhe synon të rrisë promovimin e produkteve tradionale të zonës, të sensibilizojë faktorët politik dhe financiar për resurset e këtij qarku si dhe zgjerojë bashkëpunimin mes prodhuesve (fermerëve) me grumbulluesit dhe përpunuesit.

Panairin do ta vizitoje zv/ministri i Bujqesise Gjoke Jaku, ndersa pritet të vizitohet nga një numër i lartë konsumatorët, grupesh interesi, si dhe nga deputetë të zonës.

Qarku Dibër ka rreth:
200.000 krerë të imta (dele dhe dhi);
1800 ha të kultivuar me pemë frutore, ku 50 % e zënë molla dhe qershia; 25.000 ekonomi bujqësore, kryesisht ferma të vogla që variojnë nga 0.7 deri në 1 ha;
6000 koshere bletësh, të ndara në rreth 100 parqe.
1 fabrikë për përgatitjen e reçelit dhe të kompostove;
1 fabrikë për përpunimin e kumbullës nëpërmjet tharjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button