Kronika

Masakra në Shkodër, 500 mijë lekë për Miklovan Parubin

Policia jep 500 mijë lekë për personin që ndihmon n ë arrestimin e autorit të masakrës së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkodër.

Policia e Shkodrës informoi sot se kërkimet janë shtrirë në zonën e Nënshkodrës me qëllim kapjen dhe vënien para drejtësisë së autorit të ngjarjes.

“Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër njofton se ofron një shpërblim prej 500.000 lekë, për çdo informacion që çon në saktësimin e vendodhjes së autorit të ngjarjes duke siguruar anonimatin.  Për çdo të dhënë mund të kontaktoni në çdo kohë në numrat e telefonit 069 41 01 985 dhe 069 41 02 060,  por dhe në numrin 129”

Miklovan Parubi, 33 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasit Arjet Saitin, 42 vjeç dhe Gacalin Kopshtin, 30 vjeç ndërsa është plagosur Vinçensi i vëllai i Gacalinit Ndok Marku, Aleks Prendi dhe Kitas Molla, të moshës 35, 22 ,42 dhe 26 vjeç.

Policia e Shkodrës informon se krim është kryer për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button