Rajoni

Operacion gjigant me 80 të arrestuar me dyshimin për korrupsion

Operacioni më i madh antikorrupsion, i zhvilluar ndonjëherë në Serbi, përfundoi me arrestimin e 80 personave, të përfshirë në rreth 20 çështje, njoftoi sot televizioni lokal serb, RTV Pink.

”Ndërmjet 80 të arrestuarve janë një ish-ministër, dy zëvendësministra, kryetarë bashkish dhe shumë sipërmarrës të njohur”, deklaroi në një konferencë shtypi në Beograd, ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviç.

“Operacioni më i madh kundër korrupsionit që është zhvilluar ndonjëherë në Serbi, zgjati rreth një vit. Të arrestuarit janë akuzuar për lidhje korruptive në sektorin e bujqësisë, veçanërisht në tjetërsimin e tokave, çka i ka shkatuar shtetit një dëm prej rreth 100 milionë eurosh”, theksoi Stefanoviç.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button