Sporti

Dukagjini fiton ndaj Europa Fc

Dukagjini e ka fituar episodin e parë të ndeshjes me Europa Fc, duke ia lehtësuar vetes punën për ndeshjen e dytë.

Rezultati i ndeshjes së parë në rrethin e parë kualifikues të Conference League është mbyllur me rezultat 2-1 për skuadrën nga Klina.

Klinasit e kanë nisur më mirë ndeshjen.

Skuadra kosovare ka kaluar në epërsi qysh në minutën e tridhjetë me golin e Shabanit.

Minutat shtesë kanë folur për skuadrën nga Gjibraltari, ku edhe është realizuar goli i barazimit nga Vera.

Pjesa e dytë deri në minutat e fundit ka njohur disa raste, por rezultati ka mbetur i pandryshuar. Kur është krijuar përshtypja se çdo gjë pritet të sqarohet pas një jave, në minutën e pestë pas përfundimit të kohës së rregullt në skenë ka dalur Zulfiji, i cili ka shënuar për rezultatin 2-1.

Pas golit të dytë ndeshja ka zgjatur edhe më shumë se sa dhjetë minuta.

Kjo është fitorja e dytë e klubeve kosovare në garat e kupave evropiane të zhvilluara këtë javë. Në kualifikueset e Champions League Ballkani ka mposhtur Ludogoretsin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button