Maqedonia

Avokati i Popullit dorëzon nismë për ndrshime të Ligjit për azil dhe mbrojtje të përkohshme

Avokati i Popullit ka dorëzuar një nismë në qeverinë e Maqedonisë, për ndryshimin e Ligjit për azil dhe mbrojtje të përkohshme, pas vërtetimit se me ndryshimet dhe plotësimet e fundit të Ligjit, u vështirësohet qasja e bashkimit familjarë, anëtarëve më të ngushtë të një familje të një refugjati, sipas mbrojtjes subsidiare, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Zv. avokatja e popullit, Vaska Bajramovska – Mustafa, në konferencën e sotme për shtyp tha se me ndryshimet e fundit ligjore, është futur kufizimi kohor për të fituar këtë të drejtë, dmth parashihet afat prej tre vjetësh, që personi të ketë të drejtën e bashkimit familjar.

Ky kufizim kohor paraqet shkelje të rëndë të Direktivës për të drejtën e bashkimit familjar të Bashkimit Evropian, ndërkaq nëse pranohet nisma, Maqedonia do të përfshihet në ligjësinë dhe parimet e të drejtës ndërkombëtare për refugjatët dhe direktivave evropiane, posaçërisht me Konventën e Gjenevës për statusin e refugjatëve, parim kryesor i së cilës është, ndalimi i kthimit ose përzënies.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button