Kronika e zeze

Viktimat e aksidentit tragjik në Greqi, shqiptarë të moshës 16, 19, 50 dhe 55 vjeç

Media greke shkruan se policia ka arritur të identifikojë 4 nga 5 viktimat e aksidentit tragjik të ndodhur sot pasdite jashtë Edessa, në kilometrin e 87- të të autostradës Florina – Selanik.

Sipas policisë bëhet fjalë për 4 burra, të moshës 55, 50, 19 dhe 16 vjeç të gjithë me kombësi shqiptare. Ende nuk është identifikuar viktima e pestë, që ka qenë dhe drejtuesi i mjetit, shkruan prothotema.gr.

Në video identifikohet targa shqiptare e makinës së përfshirë në aksident, një benz me targa AA 989 MU. Nga një verifikim i Report TV, të gazetarit Sokol Dema, targa AA 989 MU e makinës, tip benz i zi është regjistruar në emër të Besim Muçajt por nuk dihet ende se kush ka qenë në makinë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button