Kronika

Nishani refuzon shkarkimin e rektorit: Duan të kapin Universitetin e Durrësit

Presidenti Bujar Nishani ka refuzuar që të firmosë shkarkimin e rektorit të Universitetit të Durrësit, Mit’hat Mema.

Kërkesës së ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, për shkarkimin e Memës, Nishani i është përgjigjur se nuk ka asnjë provë bindëse për shkeljet e tij.

Nishani thotë se Ministria e Arsimit kërkon të kontrollojë politikisht Universitetin e Durrësit dhe për këtë arsye refuzon shkarkimin e Memës.

Në fakt, ky i fundit është akuzuar nga kolegu i vet, dekani Elmas Leci.

Sipas Lecit, Mema e mbante atë të izoluar prej dy muajsh në zyrën e tij, pas refuzimit të kërkesës së Ministrisë së Arsimit, për shkarkimin e Lecit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button