Ekonomia

Ndryshon mosha e përfituesve të Paketës së Kontrollit Mjekësor Bazë

Edhe 35 vjeçarët tashmë do mund t’i kryejnë të gjitha ekzaminimet dhe analizat që përfshin Programi Kombëtar i Shëndetit, i cili deri më tani është zbatuar tek grupmoshat 40-65 vjeç. Nëpërmjet një vendimi të zbardhur tashmë edhe në Fletoren Zyrtare të Qeverisë, përcaktohet se këtë paketë shëndeti do të përfitojnë grupmoshat nga 35 deri në 70 vjeç.

“Kështu, të gjithë shtetasit e grupmoshës 35-70 vjeç, me qëndrim të përhershëm në Republikën e Shqipërisë, përfitojnë pa pagesë nga Programi Kombëtar i Kontrollit Mjekësor Bazë. Identifikimi i shtetasve të kësaj grupmoshe me qëndrim të përhershëm në vendin tonë do të realizohet nga të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të regjistrit elektronik, që administrohet nga mjekët e përgjithshëm të qendrave shëndetësore në të gjithë vendin.

Çdo shtetas, që i përket grupmoshës së re të përcaktuar, pas kryerjes së kontrollit mjekësor bazë, gëzon të drejtën e këshillimit, trajtimit dhe referimit sipas kuadrit rregullator në fuqi”, detajohet në vendimin e zbardhur gjatë ditës së djeshme.

Pjesë e testeve dhe analizave që do të bëhen pa pagesë do të jenë edhe Urea dhe Kreatinina”. Shtimi i testeve dhe analizave që do të zhvillohen, si dhe ulja e moshës për ndjekjen e kontrollit mjekësor bazë, kanë ardhur si rezultat i gjetjeve mbi nivelin e sëmundshmërisë tek grupmoshat 40-60 vjeç tek të cilat është zbatuar ky program deri më tani. Zbulimi i hershëm i sëmundjeve është e vetmja formë që ndihmon në mbajtjen larg të ndërlikimeve.

Paketa e kontrollit mjekësor bazë përfshin:

Vlerësim, këshillim, trajtim dhe ndjekje për faktorët e stilit të jetesës:
• Ushqyerja.
• Konsumimi i duhanit.
• Konsumimi i alkoolit.
• Niveli i stresit dhe depresionit.

Matje, vlerësim, këshillim, referim dhe ndjekje e parametrave fiziologjikë:
• Tensioni arterial.
• Indeksi i masës trupore.
• Aktiviteti i zemrës (EKG).

Matje, vlerësim, këshillim, trajtim, referim dhe ndjekje e parametrave biokimikë:
• Formula e gjakut.
• Hb, HCT, MCV, MCH, MCHC.
• Kolesteroli total, HDL kolesterol, LDL kolesterol, trigliceride.
• Glicemia.
• Feçe për gjak okult.
• Albuminuria, prania e qelizave, cilindrave, kristaleve në urine, azotemi dhe kratinemi.
• Urea dhe Kreatinina.
• Bilirubinë totale dhe direkte, transaminaza (SGPT, SGOT).

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button