Kronika

Policia e Shtetit: Përfundon stërvitja e trajnimit me robot antieksploziv

Drejtoria e Policisë së Shtetit ka zhvilluar në ambjentet e Repartit Special Renea një ceremoni për përfundimin e kursit të trajnimit për përdorimin e robotit nga Njësia Antieksploziv si dhe për dhurimin e dy robotëve antieksploziv dhe të një numri të konsiderueshëm jelekësh antiplumb për efektivat e Repartit Special Renea.

Policia e Shtetit bënte të ditur nëpërmjet një deklarate për mediat të shtunën , se në ceremoni morën pjesë Drejtori i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki Çako, Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë, Drejtues i Lartë Altin Qato, si dhe Drejtori i Forcave të Lëvizshme Operacionale, Drejtues Niko Brahimllaj, si zv/ambasadori amerikan, David Muniz dhe Drejtori i Prograit ICITAP, Steve Benet.

1Në deklaratën e Policisë së Shtetit jepen detaje të aktivitetit ku thuhet se “ICITAP, në bashkëpunim me Policinë e Nju Xhersit, dhe Gardës Kombëtare të Nju Xhersit, kanë sponsorizuar kursin një-javor për njësinë Antieksploziv në Policinë e Shtetit, për përdorimin e robotit kundër mjeteve të improvizuara shpërthyese, në mënyrë që të forcohet aftësia e tyre reaguese dhe sigurimi i punonjësve të policisë gjatë procedurave të çaktivizimit”.

Ambasada amerikane, Policia e Nju Xhersit dhe Garda Kombëtare e Nju Xhersit, krahas trajnimit të zhvilluar për ekspertët e Njësisë Antieksploziv, i kanë dhuruar kësaj njësie 2 Robotë Antieksploziv si dhe rreth 131 jelekë antiplumb për punonjësit e policisë të repartit Renea.

f1Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe zv/ambasadori amerikan, David Muniz, kanë vlerësuar si mjaft të shkëlqyera marrëdhëniet ndërmjet Policisë së Shtetit, ambasadës amerikane dhe Programit ICITAP që ka asistuar Policinë e Shtetit.

Çako ka vlerësuar ndihmën dhe kontributin e dhënë nga ambasada amerikane dhe Programi ICITAP në çdo fushë të policimit nëpërmjet trajnimeve për ngritjen e kapaciteteve, por edhe të donacioneve të dhuruara tepër të vyera për punën e tone, si dhe ka falënderuar Gardën Kombëtare të Nju Xhersit, Policinë e Nju Xhersit dhe në veçanti tre instruktorët e këtij trajnimi.

a8Zv/ambasadori amerikan David Muzin, në emër të qeverise se SHBA-së, ka rikonfirmuar edhe një herë mbështetjen e plotë edhe në të ardhmen për Policinë e Shtetit.

Më pas, Drejtori i Policisë së Shtetit dhe zv/ambasadori amerikan kanë nënshkruar Aktin e Dhurimin për 2 Robotët kundër mjeteve shpërthyese dhe jelekët antiplumb. Në fund të ceremonisë, u bë shpërndarja e çertifikatave për përfundimin e kursit për 20 efektivë të njësisë Antieksploziv të Repartit Renea.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button