Kosova

‘Baba’ shkon në Turqi, shpërfill Prokurorinë

Ditën kur do të duhej të paraqitej si i pandehur në Prokurorinë Speciale, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka udhëtuar në Turqi, në një vizitë zyrtare.

Hasani hetohet për dy vepra penale: keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim, shkruan ‘Zëri’.

Për lëndën e parë, Hasani është ftuar nga Prokuroria Speciale, që të paraqitet të hënën (sot), si i pandehur, mirëpo, ai ka shpërfillur Gjykatën, duke udhëtuar drejt Turqisë.

Prokurorja Drita Hajdari, e cila merret me rastin e Hasanit, nuk është përgjigjur të dielën në telefon. /Zëri/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button