Rajoni

Kompozitori dhe politikani i njohur grek, Mikis Theodhorakis ndërron jetë në moshën 96-vjeçare

Në moshën vetëm 12 vjeç ai kompozoi veprën e tij të parë muzikore, ndërsa në moshën 17 vjeç dha recitalin e tij të parë në Tripoli me veprën e tij “Cassiani”.

Mikis Theodorakis ka shkruar nga të gjitha llojet e muzikës, nga operat, muzika simfonike, muzika e dhomës, oratorio, baletit dhe korit të kishës, deri te muzika për dramën e lashtë, teatrin, kinemanë, këngën popullore të artit dhe veprat post-simfonike. Puna e tij mund të dallohet në tri periudha kryesore:

Në periudhën e parë (1937-1960) ai kompozoi vepra të muzikës simfonike dhe të dhomës sipas formave të Evropës Perëndimore dhe teknikave moderne, në periudhën e dytë (1960-1980) ai përpiqej të kombinonte muziken simfonike me orkestër me instrumente popullore dhe krijonte forma të reja në bazë të zërit, ndërsa që nga viti 1981 u kthye në format simfonike dhe merrej me operën.

Konsiderohej si njeriu që lidhi poezinë greke në një mënyrë të jashtëzakonshme me traditën e muzikës popullore greke, i cili arriti të flasë në zemrat e të gjithë grekëve, që luftoi kundër Diktaturës dhe u torturua rëndë, dhe të cilit iu dha Çmimi Nobel për Paqen në vitin 2000.

Fama e tij shpejt ka kaluar kufijtë e vendit. Ai ka kompozuar ndoshta ritmin më të njohur grek në botë, të ashtuquajturin syrtaki nga filmi “Alexis Zorbas” (1964),  bazuar në muzikën tradicionale të Kretës.  ndërsa këngët e tij u interpretuan nga artistë të famshëm, si Beatles, Shirley Basei dhe Edith Piaf. Si kompozitor, poet, politikan, Mikis Theodorakis ka vënë vulën e tij  me praninë dhe aktivitetin e tij në shekullin e 20-të dhe me të drejtë konsiderohet si një mit dhe një nga kompozitorët më të rëndësishëm grekë me ndikim mbarëbotëror.

Krahas saj ishte edhe një politikan, ish-ministër, 4 herë Anëtar i Parlamentit grek.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button