Politika

PD, prova të tjera për Tahirin: Polica e sigurimit tregon se është makina e tij

“A mund të ndodhë që një ministër i Brendshëm të kapet i përfshirë në trafik droge me mjetin e tij privat, të pranojë pubklisht se ka shmangur ligjin, ka fshehur pasurinë dhe të mashtrojë faqe mbarë opionionit publik dhe sërish të vazhdojë të qëndrojë në detyrë? Kjo po ndodh me Saimir Tahirin”.

Me këto fjalë deputeti Gent Strazimiri ka përsëritur në emër të PD akuzat ndaj ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për përfshirje në trafikun e drogës.

“Edhe tani që flasim, ky njeri që pranon se makina e tij është përdorur nga trafikantë, por nxjerr një alibi, që është edhe ajo krim, dhe mundohet ta mbyllë ciklin e paligjshmërisë me një mashtrim publik duke thënë se e ka shitur mjetin e tij me targë “AA 003 GB”. Pra, ky njeri është në krye të rendit dhe zbatimit të ligjit”, ka thënë Strazimiri.

Ai ka theksuar se PD e provoi edhe dje me fakte se një vit pasi ministri thotë që e ka shitur automjetin, ai shfaqet sërish si pronar i veturës së drogës në pikat e kalimit kufitar.

“Gënjen paturpësisht. Nuk e ka shitur. Ja ku kemi sot, policën e sigurimit të mjetit për vitin 2015-2016. Ja çfarë thotë dokumenti për Audin me targë “AA 003 GB”: Pronar, Saimir Tahiri. Mjafton ky mashtrim, ky deklarim i rremë, që Saimir Tahiri të largohet menjëherë nga funksioni e t’i nënshtrohet ndjekjes penale. Por ai është krenaria e Edi Ramës. Jo pse gënjen publikisht, por më shumë e bën Ramën të ndihet krenar për linjat e drogës që ai komandon vetë. Ka instaluar linjën e tij Saimir Tahiri me Habilajt e bandat e tjera të narkotrafikut. Linja “AA 003 GB”, që është kthyer në simbol, madje identitet të kësaj qeverie. Pronar i makinës, Saimir Tahiri. Pronar i drogës, Saimir Tahiri”, ka shtuar Strazimiri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button