Kronika

Kurbin/ Ekzekutohet me armë zjarri 21-vjeçari, në kërkim autorët

Një 21-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri në rrethin e Kurbinit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të së enjtes në fshatin Gjorm.

Shtetasi Ervis Zyba, është goditur disa herë me armë rreth orës 2 të mëngjesit.

Sipas policisë, autori i krimit është larguar me shpejëtsi nga vendngjarja duke përfituar edhe nga errësira.

Policia ka ngritur disa pika kontrolli në zonë pas ngjarjes por ende nuk është arritur ndalimi i autorit të krimit të rëndë. Nuk dihet ende për motivet që çuan në vrasjen e të riut.

Javanews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button