Ekonomia

Menaxhimi i ujërave, Shqipëria firmos bashkëpunimin me Kinën

Shqipëria dhe Kina kanë firmosuar një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e administrimit dhe menaxhimit të integruar të ujërave.

Marrëveshja është firmosur në Pekin, mes dy ministrave Edmond Panariti dhe Chen Lei. “Përvoja e palës kineze në fushën e bujqësisë dhe administrimit të ujërave është shumë e dobishme për Shqipërinë.

Nënshkrimi i marrëveshjes është hap i rëndësishëm në bashkëpunimin e të dy vendeve në fushën e menaxhimit të ujërave, sidomos në drejtim të vaditjes, kullimit dhe parandalimit të përmbytjeve”, është shprehur kreu i Kuvendit Ilir Meta.

Ministri i Burimeve Ujore të Kinës, z. Chen Lei theksoi se Shqipëria është një vend me burime të pasura ujore dhe me potencial të lartë zhvillimi dhe mirëpriti ftesën e homologut shqiptar z. Panariti për të vizituar Shqipërinë duke e siguruar për mbështetjen e plotë të dikasterit që ai drejton.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button