Ekonomia

Turizëm, Blocal Travel në kërkim të çelësit të Voskopojës

 eeeeBlocal Travel është blogu i njohur ndërkombëtar që kësaj herë, ka shkruar për vendin tonë, në mesin e shumë mediave të tjera kohët e fundit. Nëpërmjet një reportazhi, autorja e shkrimit i drejtohet Voskopojës, duke kujtuar nga historia që ajo ka qenë një qendër metropolitan, e artit, kulturës dhe qyteti i dytë më i madh i Perandorisë Osmane në Ballkan.

Reportazhi tregon se ky fshat kaq i bukur i Shqipërisë shpesh nuk përmendet në asnjë nga librat e guidave, mirëpo mjafton një ecje nëpër të që të kuptosh vlerat historike të këtij vendi. Me një rrugë të pashtruar, me gurë dhe mure tradicionale të kohës bizantine, gjen në këtë fshat shtëpi të vogla. Kishat, sipas shkrimit, janë ndër më të bukurat për t’u vizituar dhe eksploruar, të cilat nuk do t’i gjesh dot në asnjë vend tjetër të rajonit.

Një tjetër bukuri natyrore që Blocal Travel përshkruan janë pyjet në këtë fshat, pemët e të cilëve kanë një ngjyrë karakteristike në çdo stinë të vendit mesdhetar

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button