Kronika

Shqipëria në “Noble Jump”

Mijëra trupa të NATO-s nisën në fund të majit, në Rumani, stërvitjen “Noble Jump 2017”, qëllimi i së cilës është rritja e kapacitetit të reagimit të Aleancës Atlantiko-Veriore në Rumani dhe Bullgari.

Në stërvitje marrin pjesë 4 000 ushtarë nga 11 vende anëtare. Gjysma e tyre janë rumunë, ndërsa shumica e pjesës tjetër vijnë nga Shqipëria, Gjermania, Britania e Madhe, Norvegjia, Holanda, Polonia dhe Spanja. Pajisjet teknike u transportuan në tre rrugë: detare, hekurudhore dhe tokësore, përmes një autokolone që e nisi lëvizjen nga Greqia.

E konceptuar të testojë elementet e planit të gadishmërisë së ndërhyrjes, nisma e vendos në binarë task forcën e përbashkët të ndërhyrjes së shpejtë, duke e zhvendosur në zonën e caktuar operacionale. Ideja është të shihet sesa të afta janë vendet e aleancës për të aktivizuar forcën e reagimit të menjëhershëm në njërin prej shteteve anëtare të saj brenda një periudhe kohe sa më të shkurtër.

Admirale Michelle Hoëard, komandante e forcës së SHBA-së, tha: “Kjo stërvitje përbën një sfidë logjistike, që teston aftësinë e të gjithë pjesëmarrësve për të dërguar në rajon një forcë të përbashkët luftarake. Duke e bërë këtë, NATO e provoi vendosmërinë tonë dhe bashkëpunimin për të siguruar mbrojtjen kolektive të vendeve anëtare”.

Me këtë manovër, aleatët e NATO-s kanë dëshmuar, sipas Reuters, se aleanca është në gjendje të ofrojë një përgjigje të shpejtë dhe të fortë në terren ndaj çdo situate kërcënuese për të.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button