Rajoni

Bullgari: Eksportet ushtarake për në Ukrainë kanë kaluar përmes ndërmjetësve edhe para luftës

Sofje: Miliarda dollarë armë bullgare kanë hyrë në Ukrainë gjatë dy viteve të fundit, madje edhe para fillimit të pushtimit rus, ka zbuluar një hetim i euractiv.com.

Që nga viti 2021, Ukraina nuk ka hyrë në transaksione të drejtpërdrejta me kompanitë bullgare, të cilat janë eksportuesit kryesorë të armëve dhe municioneve të standardit sovjetik.

Vetëm në vitin 2022, furnizimet indirekte për Ukrainën janë të paktën për 1 miliard dollarë. Armëtarët e mëdhenj shtetërorë bullgar në Sopot, Karllovo dhe Kazanllëk raportuan një rritje 100% të shitjeve.

Sipas Aleksandër Mihajllov, ish-drejtor ekzekutiv i kompanisë shtetërore Kintex, përmes së cilës kalon prodhimi ushtarak, lejet e eksportit të lëshuara nga Sofja në vitin 2022 janë për 1.3 miliardë euro.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button