Rajoni

E gjithë lagjja mëson gjuhën e shenjave për të folur me djalin shurdh-memec (Video)

Në këtë video tregohet momenti prekës, kur një lagje e tërë ka mësuar gjuhën e shenjave për të komunikuar me një djalë shurdh-memec.

EmotionalMuharrem habitet pafund teksa shëtit me motrën e tij dhe të gjithë njerëzit që takon e përshëndesin me shenjat e tij. Videoja e realizuar në Stamboll, Turqi, është bërë nga vëllezërit dhe motrat e Muharremit dhe djali se di seç do ti ndodhë në vazhdim të ditës.

Kur ai shkon në një dyqan shitësi e përshëndet me gjuhën e shenjave, edhe një grua i kërkon atij falje në gjuhën e shenjave, edhe taksisti përshëndet ‘hello’ me gjuhën e shenjave dhe në fund një grup i madh njerëzish e përshëndesin atë me gjuhën e shenjave, duke e përlotur.

Videoja është filmuar në dhjetorin e kaluar, por është publikuar në Youtube javën e fundit duke u parë në shumë pak kohë nga rreth 3 milion vizitorë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button