Politika

Paloka: Do të përdorim çdo mjet për largimin e Ramës

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka paralajmëruar se opozita është e gatshme të përdorë çdo mjet për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe garantimin e zgjedhjeve të lira.

Paloka siguron se qëllimi i vetëm i PD-së është garantimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme, gjë që e sheh të lidhur vetëm me largimin e Ramës.

“Qëllimi i vetëm i Partisë Demokratike është  garantimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme.  Për këtë qëllim, PD do të përdorë çdo burim. Ne do të përdorim çdo instrument për  largimin e Edi Ramës dhe garantimin e zgjedhjeve. Është faktuar se me Ramën nuk ka zgjedhje të lira dhe opozita nuk mund të pranojë të shkoj me Ramën në zgjedhje, ndaj ne do të bëjmë çdo përpjekje për të realizuar zgjedhje të lira e të ndershme”, tha Paloka.

Ai sqaroi se PD nuk po mendon për bojkotim të zgjedhjeve, “por për të përdorur të gjithë arsenalin e mundshëm që  Shqipëria të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Paloka paralajmëroi se blerja e votave nga Rama do të sillte mungesë stabiliteti, ndërkohë që kërkoi votim e numërim elektronik të votave, qoftë edhe me shtyrje të datës së votimit, duke shtuar se ky është mendimi i tij.

Nëse Rama tenton të blejë zgjedhjet, nuk mund të flitet më për stabilitet. Teknologjia mund të përdoret në zgjedhjet e ardhshme nëse ka vullnet politik, por Rama nuk e ka. Nuk është diskutuar në PD, por nëse duhet  periudhë më e gjatë për votim dhe numërim elektronik, zgjedhjet mund te shtyhen. Ky është mendimi im”, tha Paloka.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button