Kronika

CDC amerikane e klasifikon Shqipërinë në vendet me rrezik të ulët infektimi nga COVID-19

Lajm i mirë për amerikanët që dëshirojnë të udhëtojnë për argëtim ose biznes –

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA (CDC) e ka klasifikuar Shqipërinë në vendet me nivel të ulët rreziku të infektimit nga COVID-19.

Lajmi u bë i ditur nga ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, e cila e cilëson këtë një lajm të mirë për për të gjithë amerikanët që duan të vijnë në Shqipëri për argëtim ose biznes.

“Që prej datës 7 qershor, Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), e ka klasifikuar Shqipërinë në “Nivelin 1: ose niveli i ulët i COVID-19”. Ky është lajm i mirë për amerikanët, të cilët dëshirojnë të udhëtojnë për në Shqipëri, për argëtim ose biznes”, shprehet Kim, duke bashkëngjitur rekomandimet e CDC-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button