Ekonomia

Tatimet: Gjoba kur plotësoni gabim deklaratën tatimore

Nëse tatimpaguesi dorëzon një deklaratë tatimore të pasaktë,dënohet me një gjobë të barabartë me 0.06% të shumës së detyrimit të papaguar për çdo ditë, gjatë së cilës pagesa nuk është kryer.

Në një njoftim të fundit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën te ditur se si duhet vepruar kur plotësoni gabim deklaratën tatimore.

Në asnjë rast, sqaron DPT, gjoba nuk llogaritet për një periudhë më të gjatë se 365 ditë kalendarike.

Shuma e papaguar e detyrimit tatimor është diferenca ndërmjet detyrimit tatimor, që duhet paguar dhe shumës së tatimit të paguar

Një deklaratë tatimore, quhet e pasaktë kur nuk është e plotësuar me të dhënat reale financiare të subjektit. Deklarata tatimore do të konsiderohet e saktë kur detyrimi tatimor ose teprica kreditore është llogaritur në mënyrë korrekte dhe për të cilënnuk është bërë asnjë gabim aritmetik ose logjik.

Nëse pasaktësia është bërë me dashje dhe kjo arsyetohet dhe provohet bazuar në dokumentacione, fakte dhe rrethanat konkrete, atëherënga Administrata Tatimore do të konsiderohet evazion.

Shembull:

Në muajin dhjetor ,tatimpaguesi, konstaton se ka harruar të regjistrojë në Librin e Shitjeve të TVSH dhe të deklarojë në FDP-në e muajit shtator, një faturë me vlerë të tatueshme 10,000 lekë dhe TVSHtë llogaritur 2,000 lekë. Në këtë rast tatimpaguesi do të dorëzojë një deklaratë të re për periudhën tatimore shtator , ku të ketë reflektuar gabimin e sipërpërmendur. Në të njëjtin moment, tatimpaguesi paguan diferencën e papaguar, pra 2,000 lekë TVSH, si dhe kamatvonesëpër këtë shumë.

Mosmbajtja e saktë e librave, regjistrave dhe dokumentacionit

Tatimpaguesi, i cili nuk mban regjistrat dhe dokumentacionin tatimor, të kërkuar sipas ligjit nr.9920, datë19.05.2008 “Për procedurat tatimore ne RSH”, i ndryshuar, detyrohet të paguajë një gjobë me 10,000 lekë, për çdo shkelje, në rastet kur është klasifikuar si biznes i vogëldhe me 50,000 lekë për çdo shkelje, në rastet kur është klasifikuar si lloj tjetër biznesi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button